04:09 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vranë delvinjotin në Athinë, banda shqiptare në përplasje me vrasësit e gazetarit grek

11:30 | 25/05/2023
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vranë delvinjotin në Athinë, banda shqiptare në përplasje me vrasësit e gazetarit grek

Disa ditë më parë policia greke vuri në pranga dy vëllezërit Strato dhe Jani Lala, 48 dhe 40 vjec, të dyshuar si autorë të vrasjes së gazetarit investigativ grek Giorgos Karaivaz në 9 prill 2021 dhe të boksierit Hari Kontogiorgi në 6 dhjetor 2021.

Media greke zbulon se disa muaj para vrasjes së Kontogiorgit, në policinë e Athinës kishin mbërritur telefonata anonime që paralajmëronin ngjarjen por edhe flisnin për një konflikt të hapur mes dy vëllezërve Lala dhe një grupi kriminal shqiptar i cili sëfundmi është akuzuar për vrasjen e 40 vjecarit nga Delvina, Pëllumb Islami, ndodhur në 21 shkurt në një lokal në Nea Ionia të Athinës. Konkretisht bëhet fjalë për grupin që si bazë ka lokalin “BellaVita” në Athinë.

Nga 7 personat e dyshuar si pjesëmarrës në ngjarjen e shkurtit, policia greke ka arritur të arrestojë vetëm 33 vjecarin Olsian Nurixhi alias Ernest Nurixhi dhe një 23 vjecar të njohur si “Dhimitri” apo “Nektarios” ndërkohë që vazhdon të jetë në kërkim fieraku Elis Salaj 34 vjec dhe 4 persona të tjerë. Ky grup kriminal që dyshohet se ka lidhje me një personazh të njohur shqiptar të botës së krimit, i burgosur në Greqi, dyshohet se ka lidhje edhe me ngjarje të tjera të rënda në Greqi, të cilat si bazë kanë konfliktet për drogë, hakmarrje dhe marrjen nën kontroll të sigurisë së lokaleve të natës.

“Shkruani saktësisht atë që do t’ju them, sepse gjërat janë shumë serioze. Do të ketë masakër. Shqiptari …(përmendet emri) i cili ndodhet në burg ka një grup shqiptarësh që frekuentojnë Bela Vitën. Ata janë shumë të rrezikshëm, kanë pistoleta dhe kallashnikovë dhe filluan të godasin lokale për cështje të kontrollit të sigurisë. Morën në kontroll sigurinë e lokaleve në qendër të Athinës. Nuk sqarohen mirë në lokale, shkojnë shumë egër. Godasin edhe njerëz të mëdhenj, pronarë të vjetër të sheshit me lokale”.

Në të njëjtën kohë, informatori i panjohur duket se i njeh riorganizimet e grupeve të natës si dhe qëllimet e tyre, pas ekzekutimit të një kundërshtari.

Siç e përmend në mënyrë karakteristike në telefonatën e tij më 1 gusht 2021: “Ata shikojnë më tej. Ata tani janë të mirëpritur edhe në Nes Filadelfia. Në Filadelfia tani që vranë Kefalan, ka mbetur vetëm Kontogiorgis. Shqiptarët kanë probleme me J. L dhe vëllain e tij dhe grupin e tij, por nuk e di pse. Ndoshta për Nea Filadelfian, ndoshta për të tjera mes tyre”.

Më 17 shtator 2021, i njëjti informator bën sërish thirrje për ndjekje penale të zhvatësve dhe thotë: “Ju kam thënë për luftën kundër shqiptarëve të BellaVitës dhe njerëzve të L. Ju thashë se do të merrja sërish” duke dhënë ndërkohë dy numra telefoni celular.

Në datën 11.11.2021 ky person merr sërish në telefon dhe pasi u ka theksuar drejtuesve të policisë se “e kanë gati”, mësohet të thotë: “Ta dini Kontogiorgi është edhe ai brenda trukut, ja punoi Kefalasit dhe tani po kërkohet për të bërë L. (nënkupton një nga vëllezërit e arrestuar për vrasjen e Karaivazit). Nuk e di kush do të vrasë i pari. Kontogiorgis shkon mirë me shqiptarët. Edhe ata kanë problem me L. dhe njerëzit e tij. Ata kanë dërguar njerëz në kërkim të L. dhe njerëzve të tij”.

Megjithatë, nga këto informacione konkrete, policia greke filloi të vërë në “mikroskop” veprimin e grupit shqiptar “Lions” që vrau hidraulikun delvinjot në Nea Ionia zbuloi se bëhet fjalë për një grup veçanërisht aktiv dhe jo thjesht pjestarë të një grupi me rrezikshmëri “të ulët” që merren me mbrojtjen e shtëpive publike dhe sigurimin e mbrojtjes për këngëtarë të quajtur “trappers”.

Pas

Panik në Sidnei/ Zjarri shkrumbon ndërtesën 7-katëshe, 20 makina zjarrfikëse në vendngjarje

Para

‘Peshku i madh do të hajë peshkun e vogël’, Rama: Gjermania po kërkon 7 milionë punonjës të pakualifikuar, nuk mund të bëjmë dot asgjë përballë tyre

Para
‘Peshku i madh do të hajë peshkun e vogël’, Rama: Gjermania po kërkon 7 milionë punonjës të pakualifikuar, nuk mund të bëjmë dot asgjë përballë tyre

‘Peshku i madh do të hajë peshkun e vogël’, Rama: Gjermania po kërkon 7 milionë punonjës të pakualifikuar, nuk mund të bëjmë dot asgjë përballë tyre

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.