16:38 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Japonia vendos sanksione të reja ndaj 80 organizatave të Rusisë

14:13 | 26/05/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Japonia vendos sanksione të reja ndaj 80 organizatave të Rusisë

Japonia do të vendosë sanksione shtesë ndaj Rusisë pasi samiti i Grupit të Shtatë (G7) që vendi priti javën e kaluar ra dakord për të rritur masat për të ndëshkuar pushtimin e Ukrainës nga Moska, tha të premten kryesekretari i kabinetit të kryeministrit japonez Hirokazu Matsuno.

Të enjten, Matsuno, zëdhënësi kryesor i qeverisë së Tokios, kritikoi veprimin e fundit të Rusisë për vendosjen e armëve bërthamore taktike në Bjellorusi, duke deklaruar se do të përshkallëzonte edhe më tej situatën rreth pushtimit të Ukrainës.

“Si i vetmi vend që ka pësuar bombardime bërthamore gjatë kohës së luftës, Japonia nuk e pranon kurrë kërcënimin bërthamor të Rusisë, e lëre më përdorimin e tij”, tha Matsuno në një konferencë të rregullt për shtyp.

Udhëheqësit e G7, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Gjermaninë dhe Francën, javën e kaluar treguan vendosmërinë e tyre për të mbështetur Ukrainën me ndihma ushtarake shtesë dhe sanksione ndaj Rusisë, në samitin vjetor të mbajtur në Hiroshimë.

Në një veprim të koordinuar me G7, Japonia do të ngrijë asetet e 78 grupeve dhe 17 individëve, duke përfshirë oficerë të ushtrisë në Rusi dhe do të ndalojë eksportet në 80 entitete ruse, si laboratorët kërkimorë të lidhur me ushtrinë.

Japonia do të ndalojë gjithashtu ofrimin e shërbimeve të ndërtimit dhe inxhinierisë për Rusinë, megjithëse detajet e masës do të shpallen në një datë tjetër, tha një deklaratë e ministrisë së tregtisë./REL

Pas

Gaz lotsjellës dhe të shtëna me armë zjarri në Zveçan të Kosovës

Para

Në pranga një 32-vjeçar, gërryente gjatë natës shtratin e lumit Mat. I sekuestrohen 2 kamionë dhe 1 ekskavator (EMRI)

Para
Në pranga një 32-vjeçar, gërryente gjatë natës shtratin e lumit Mat. I sekuestrohen 2 kamionë dhe 1 ekskavator (EMRI)

Në pranga një 32-vjeçar, gërryente gjatë natës shtratin e lumit Mat. I sekuestrohen 2 kamionë dhe 1 ekskavator (EMRI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Balluku: Nga 1 Gushti, IKMT dhe Policia e Shtetit nisin aksione të forta për lirimin e hapësirave në kufijtë e akseve kombëtare

SPAK dërgon për gjykim 6 të pandehur, akuzohen për disa vepra penale të rënda

“Hiqini vetë para se të gjobiteni”, Rama publikon pamje nga lavazhet në trotuare

Fluks i lartë udhëtarësh që dalin nga Shqipëria në Qafë Thanë, radha e pritjes 1 kilometër

Spanja lëshon 12 ton ushqime në Gaza me avion ushtarak, përgjegjësi i OKB-së për refugjatët palestinezë: Mënyrë e kushtueshme dhe joefektive

LAJM I FUNDIT/ Vrasja e Renato Hoxhajt në Vlorë, arrestohet një nga vrasësit

Ministri i Brendshëm Hoxha takim me ambasadorin britanik Abbot: Diskutuam për rikuperimin e aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale

Rusia nuk ndalet, Putin deklaron avancimin e trupave ruse në Ukrainë dhe paralajmëron: Objektivat tona nuk kanë ndryshuar

Shkodër/ Policia Rrugore në gatishmëri të plotë për sigurinë në akse, 2227 masa të vendosura në dy javë

E rëndë në Lezhë, një person mbytet në ujërat e lumit Mat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.