Kryeministri Edi Rama gjatë turit të tij të falenderimeve për fitoren në zgjedhjet e 14 majit është ndalur ditën e sotme edhe në Gjirokastër.
Ai ka falënderuar për votat në zgjedhjet e 14 majit qytetarët, e madje nuk i ka kursyer batutat dhe biseduar me ta.
Gjatë fjalës së tij, Rama shprehu edhe disa ‘rezerva’ rreth sjelljes së institucioneve publike. Kryeministri tha se ka ende drejtues që sillen si bajraktarë, dhe se nëse vijohet kështu vota e 14 majit mund të kthehet në goditje të paimagjinueshme.
“Kur mendoj se ne kemi në qytete tona akoma zyra shteti që ua përplasin derën njerëzve në fytyrë, që kemi akoma shërbime që janë larg dinjitozes, që kemi drejtues të shtetit që sillen si bajraktarë në zyrat e shteti, kjo votë më duket një besim i ekzagjeruar i njerëzve që ka brenda një rrezik shumë të madh që nëse nuk e shpërblejmë këtë besim, mund të na kthehet në goditje që askush nuk e imagjinon dot”, tha ai.