Raportuesja për Kosovën Von Cramon për situatën në veri të Kosovës: S’na takon ne të marrim vendim! Ne do e sjellim në KiE
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropina, Viola von Cramon është duke raportuar për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Cramon u shpreh se nuk i takon ndërkombëtarëve të marrin vendime për atë që po ndodh në Kosovë, por i takon qeverisë Kurti. Ajo u shpreh se PE është e angazhuar të sjellë Kosovën në KiE.
“Nuk i takon ndërkombëtarëve të marrin vendim mbi atë që po ndodh, i takon qeverisë së Kosovës. Ne vetëm shprehim shqetësimin tonë. Pavarësisht se çfarë ndodh, ne do ta sjellim Kosovën në Këshillin e Evropës.”- tha Von Cramon.
Më tej ajo tha se deklaratat e zyrtarëve amerikanë, më konkretisht DASH, Blinken dhe ish të dërguarit amerikan në Ballkanit Perëndimor, Grenell kanë qenë të papranueshme. Sipas saj, këto lloj qëndrimesh nuk janë të nevojshme për aq kohë sa nuk zgjidhin situatën dhe as nuk i japin zgjidhje eficente procesit të dialogut të Kosovës me Serbinë.
“Deklaratat e zyrtarëve amerikane janë më të ashprat që kanë ndodhur dhe kam dëgjuar. Mendoj që mos të jemi në atë situatë duke mbajtur ato qëndrime sepse kjo nuk e zgjidh situatën në Kosovë dhe as procesin e dialogut.”– thotë Cramon.
Discussion about this post