00:16 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Në burg për blerje votash, dosja e Fredi Belerit i kalon Apelit të Posaçëm

15:45 | 29/05/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fitoi bashkinë nga burgu, VOA: Belerin mund ta shkarkojë Këshilli i Ministrave pa pritur vendimin e gjykatës

Dosja ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit dhe bashkëpunëtorit të tij, Pandeli Kokaveshit, i ka kaluar për gjykim “Apelit” të GJKKO-së.

Ka qenë “Apeli” i Juridiksionit të përgjithshëm që e ka kaluar dosjen në GJKKO, e cila do të marrë nën shqyrtim ankimimet e Belerit dhe Kokaveshit që pretendojnë vlerësimin e arrestimit si të paligjshëm.

NJOFTIM PER MEDIA

Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Prokuroria prane Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, ka regjistruar kallëzimin penal, mbi bazën e referimit të bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë për veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal, për shtetasit me iniciale Dh. A. B dhe P.K, të dyshuar për aktivitet të kundërligjshëm në fushën e shitblerjes së votës për Zgjedhjet Vendore të 14 majit 2023.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest ne burg”, ndaj personave nën hetim shtetasve me iniciale Dh.A.B dhe P.K, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”,  kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 328 dhe 25 të Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr. 205, datë 13.05.2023, ka vendosur:

Vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flangrancë datë 12.05.2023, të personit nën hetim Dh. A. B

Caktimin ndaj personit nën hetim Dh. A. B masën e sigurimit personal shtrëngues atë të “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale.

Vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flangrancë datë 12.05.2023, të personit nën hetim P.K

Caktimin ndaj personit nën hetim P.K, masën e sigurimit personal shtrëngues atë të “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve:

-Nga personi nën hetim me iniciale Dh. A. B, i cili kërkoi shfuqizimin e vendimit, vlerësimin si të paligjshëm të arrestimit dhe rrëzimin e kërkesës së prokurorisë për caktimin e masës së sigurimit personal.

-Nga personi nën hetim me iniciale P.K, i cili kërkoi shfuqizimin e vendimit, vlerësimin si të paligjshëm të arrestimit dhe rrëzimin e kërkesës së prokurorisë për caktimin e masës së sigurimit personal në alternativë një masë sigurimi më të butë.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 29.05.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Fuat Vjerdha,  vendosi:

– Dërgimin e akteve Gjykatës kompetente, Gjykatës së Posacme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar..

Tiranë, 29.05.2023

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

Pas

Bllokohen 8 mjete lundruese në Durrës, Ksamil dhe Shëngjin, gjobiten drejtuesit

Para

Hashim Thaçi lë qelinë dhe kthehet në Kosovë, zbulohet arsyeja

Para
Thaçi bën mbrojtjen e tij në Hagë: Më vjen keq që në këtë proces s’mund të dëshmojnë Albright, Rugova e Demaçi

Hashim Thaçi lë qelinë dhe kthehet në Kosovë, zbulohet arsyeja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu humb shumicën në Parlament, lideri i opozitës: Izraeli nga sot drejtohet nga një qeveri pakice, ka ardhur koha për zgjedhje

Situata e zjarrit në Drenovë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.