03:57 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ja kanë kaluar dhe Cosa Nostr-ës”, goditet sërish “Ndrangheta”, arrestohen 40 persona mes tyre 4 shqiptarë

16:52 | 30/05/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ja kanë kaluar dhe Cosa Nostr-ës”, goditet sërish “Ndrangheta”, arrestohen 40 persona mes tyre 4 shqiptarë

40 persona janë vënë në pranga nga policia italiane pasi dyshohet se janë pjesë e mafies famëkeqe “Ndrangheta”. Sipas mediave të huaja mësohet se të dyshuarit e akuzuar, ku në mesin e tyre janë edhe katër shqiptarë akuzohen se janë të përfshirë për trafik droge me homologët e tyre në Amerikën Latine duke përdorur në hije të agjentëve kinezë të parave.

Kreu i Policisë së Gurdia di Finanza, Angelo Santori, tha se operacioni i sotëm rezulton të jetë vendimtar pasi tregoi se si “Ndrangheta” është një oktapod që arrin kudo me ndërlidhje në të gjithë botën.

Santori, i cili drejtoi hetimin e fundit në qytetin verior të Bolonjës, tha se policia po ekzekutonte 40 urdhër-arreste, duke përfshirë r katër shqiptarë dhe dy të dyshuar kinezë, si dhe duke kufizuar lëvizjet e anëtarëve të dyshuar të mafias kalabreze në shtatë rajone italiane.

“Një rol aktiv ka luajtur një rrjet subjektesh kineze përmes të ashtuquajturit “fei ch’ien”, një sistem informal i transferimit të parave me të cilin janë pastruar më shumë se 5 milionë euro (5.50 milionë dollarë),” shtoi Santori.

Sipas policisë italiane, pas marrjes së parave, agjentët kinezë të parave ia kanë përcjellë ato kompanive tregtare në Kinë dhe Hong Kong. Më pas, kompanitë ua dorëzuan paratë agjentëve të drogës dhe vetë karteleve të Amerikës së Jugut përmes agjentëve të vendosur jashtë vendit.

Kjo goditje e radhës vjen më pas se një muaj pas një operacioni në të cilin policia evropiane arrestoi më shumë se 100 të dyshuar mafioz të përfshirë në pazaret e drogës dhe armëve.

Hetimi, nga fundi i vitit 2019 deri në korrik 2022, gjurmoi trafikun e 1.2 ton kokainë, 450 kg hashash dhe 95 kg marihuanë, tha në një deklaratë policia e Guardia di Finanza.

Rrjeti ishte në gjendje të trajtonte dërgesat e drogës me kartele të fuqishme të Amerikës së Jugut, duke përfshirë Primeiro Comando da Capital brazilian, dhe organizata kriminale kolumbiane, peruane, meksikane dhe boliviane, tha policia.

Ndrangheta, e cila i ka rrënjët në rajonin jugor italian të Kalabrisë, ka tejkaluar Cosa Nostra-n si grupi mafioz më i fuqishëm në vend dhe një nga rrjetet më të mëdha kriminale në botë.

Pas

Tensionet në Veri/ Ambasadori amerikan në Kosovë: Qeveria nuk u koordinua me SHBA për veprimet e ndërmarra! Stërvitjet “Defender Europe 2023” kanë marrë fund

Para

E paralizuar prej 5 vitesh, 32-vjeçarja në Itali e aftë të ecë sërish falë operacionit të rrallë

Para
E paralizuar prej 5 vitesh, 32-vjeçarja në Itali e aftë të ecë sërish falë operacionit të rrallë

E paralizuar prej 5 vitesh, 32-vjeçarja në Itali e aftë të ecë sërish falë operacionit të rrallë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend/ Gjatë ditës së sotme u regjistruan 15 vatra, mbeten aktive ende katër

Marrëveshja për Gazën, Trump lajmëron një tjetër takim mbrëmjen e sotme me Netanyahun: Duhet ta zgjidhim këtë çështje!

Avokati Leonard Karaj: Burgosja e Ervin Salianjit pë Ramën ishte “gol politik” por Salianji do të sjelli sinergji të reja në PD

Veliaj mbetet në burg/ Avokati Leonard Karaj: Vendim i pritshëm, SPAK ka vendosur një standard të ri

Kredi pa kolateral për fermerët, qeveria jep 30 mln euro garanci sovrane

Operacioni i Europol/ Trafikuan tonelata kokaine e hashash, arrestohen 28 pjesëtarë të “Ndrangheta”-s. Mes tyre një grup shqiptar, roli i tyre

Humbi jetën duke shpëtuar dy turistë në liqen, Bashkia Shkodër: Akt heroik me fund të hidhur, ngushëllime familjes Alamani

Tarifat e Trump, presidenti: Nuk ka më shtyrje afati, 1 gushti është data vendimtare

Përfundon takimi i Ramës në Bashkinë e Durrësit/ U kërkon drejtueseve të japin dorëheqjen

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë dhe heqje të sekuestrove, GJKKO rrëzon bosin e mikrokredive që zhvati qytetarët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.