06:46 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Policia në aksion, asgjësohen mijëra rrënjë kanabisi në Krujë, Lezhë dhe Shkodër

13:41 | 31/05/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Policia në aksion, asgjësohen mijëra rrënjë kanabisi në Krujë, Lezhë dhe Shkodër

Foto ilustruese

Policia ka vijuar me operacionet anti-kanabis në vend ndërsa janë asgjësuar me mijëra rrënjë kanabisi.

Sipas burimeve policore, në Krujë u gjetën 875 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis sativa.

Në Shkodër, gjatë kontrolleve në kuadër të fazës së 4-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, në fshatin Sumë, njësia administrative Pult, u gjetën 830 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Ndërkohë në Lezhë u gjetën dhe asgjësuan 4557 fidanë kanabis.

Njoftimi i policise:

Policia e Shtetit vijon kontrollet masive të territorit, nga toka dhe ajri, si dhe operacionet kundër tentativave për të kultivuar kanabis. Në Krujë, Lezhë dhe Shkodër janë zhvilluar 3 megaoperacione, si rezultat i kontrolleve dhe inteligjencës policore. Në total janë asgjësuar 6262 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa. Strukturat hetimore të Policisë vijojnë veprimet e thelluara për përcaktimin e autorësisë së këtyre rasteve.

Në Krujë, gjatë kontrolleve në kuadër të fazës së 9-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, u gjetën 875 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, konkretisht: 580 fidanë në fshatin Shkretë dhe 295 fidanë në malin e Brretit.

Në qarkun Lezhë, gjatë kontrolleve në kuadër të fazës së 8-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi”, u gjetën 4557 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, konkretisht: 1700 bimë në fshatin Gernac, Milot; 1335 bimë në fshatin Selitë, Milot; 1000 bimë në fshatin Kallmet, Lezhë; 289 bimë në fshatin Lester, Milot dhe 233 bimë në malin e Shëngjinit.

Në qarkun Shkodër, gjatë kontrolleve në kuadër të fazës së 4-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, në fshatin Sumë, njësia administrative Pult, u gjetën 830 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Fidanët dhe bimët e dyshuara narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Megaoperacionet policore antikanabis “Territor i pastër”, “Imazhi” dhe “Alpe të pastra”, vijojnë.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse pranë gjykatave në Durrës, Lezhë dhe Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Policia e Shtetit apelon vendosmërisht për qytetarët që të mos përfshihen në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe të denoncojnë çdo rast kur mund të kenë indicie për të.

Pas

E rëndë! Nusja vret në gjumë vjehrrën, iu fut në shtëpi dhe u maskua si hajdut…

Para

Qeveria vendosi mbylljen e tyre, Akademia e Studimeve Albanologjike mblidhet me urgjencë: Nuk e njohim vendimin, vazhdojmë misionin

Para
Qeveria vendosi mbylljen e tyre, Akademia e Studimeve Albanologjike mblidhet me urgjencë: Nuk e njohim vendimin, vazhdojmë misionin

Qeveria vendosi mbylljen e tyre, Akademia e Studimeve Albanologjike mblidhet me urgjencë: Nuk e njohim vendimin, vazhdojmë misionin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.