04:23 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dhuna ndaj gazetarëve në Veri të Kosovës, reagon Berisha: U sulmuan nga bandat kriminale të Vuçiç-it, i bëj thirrje…

21:51 | 31/05/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dhuna ndaj gazetarëve në Veri të Kosovës, reagon Berisha: U sulmuan nga bandat kriminale të Vuçiç-it, i bëj thirrje…

Tensionet në Veri të Kosovës kanë nxitur reagime të shumta të ndërkombëtarëve por edhe në rajon.

I tillë ishte edhe reagimi i ish kryeministrit Sali Berisha, i cili me anë të një deklarate në Facebook dënoi gjestet e dhunës ndaj gazetarëve.

Më tej Berisha tha se ata banditë kanë përdorur kundër gazetarëve dhe ekipeve të mediave dhe automjeteve të tyre, gurë, shkopinjë dhe eksplozivë, duke rrezikuar jo vetëm sigurinë e tyre fizike por edhe lirinë e fjalës

Ish kryeministri theksoi se dënon me ashpërsi këto sulme, ku dhe i quajti  kriminale dhe të orkestruar nga Vuçiç dhe qeveria e tij.

Deklarata e plotë e Berishës në Facebook: 
Banditë serb godasin mediat në veri të Kosovës.
Të dashur miq, pas ushtarëve të KFOR-it, objekt sulmesh kryesor këto ditë kanë qenë gazetarët, kameramanët dhe automjetet e ekipeve të mediave të Kosovës, Shqipërisë dhe vendeve të tjera që përmbushnin detyrën e tyre të informimit.
Ato u sulmuan, goditën dhe u keqtrajtuan sepse me raportimet dhe filmimet e tyre paraqitën sulmet kriminale të këtyre bandave kundër policisë së Kosovës dhe ushtarëve të KFOR-it. Përveç kësaj, filmimet e tyre bënë të mundur identifikimin në këto sulme, anëtarët e bandës famëkeqe të Belivukut, kriminelit të lidhur me Alksandër Vuçiç, banda e të cilit vriste dhe bluante njerëz në brigjet e Danubit. Këta banditë kanë përdorur kundër gazetarëve dhe ekipeve të mediave dhe automjeteve të tyre, gurë, shkopinjë dhe eksplozivë.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmet kriminale dhe banditeske nga banditë serb lokal dhe të ardhur nga Beogradi, ndaj gazetarëve dhe ekipeve të mediave në veri të Kosovës dhe ju bëjë thirrje policisë së Kosovës dhe forcave të KFOR-it të garantojnë jetën dhe veprimtarinë e gazetarëve në veriun e Kosovës.
Pas

Erdogan i shqetësuar për tensionet në Veri! Bisedime me Kurtin dhe Vuçiç-in: Përparimi në dialog, mënyra e vetme për paqe afatgjatë

Para

Vuçiç për tensionet në Veri: Serbët duan vetëm siguri! Ndërkombëtarët të marrin masa për përshkallëzimin e situatës

Para
Vuçiç për tensionet në Veri: Serbët duan vetëm siguri! Ndërkombëtarët të marrin masa për përshkallëzimin e situatës

Vuçiç për tensionet në Veri: Serbët duan vetëm siguri! Ndërkombëtarët të marrin masa për përshkallëzimin e situatës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.