Detaje të reja kanë dalë sa i takon shpërthimit me tritol në fasonerinë e shtetasit italian në zonë e Freskut.
Burime zyrtare bëjnë me dije se biznesmeni italian në dëshminë paraprake ka deklaruar disa dyshime për konflikte, kërcënime apo probleme të tjera në biznes, që kanë ccuar dhe në identifikimin e autorëve të ngjarjes.
Gjithsesi policia po pret kthimin nga Italia të Roberto Bingaido, për ta marrë sërish në pyetje, në mënyrë që të përcaktohet shkaku për të cilin atij i është vendosur tritoli nga 16-vjeccari i nxitur në krim nga Edmond Arapi.
Burime bëjnë me dije po ashtu se grupi hetimor po heton në mënyrë intensive të gjitha pistat edhe për faktin se italiani njihej si një person problematik. Rreth një javë më parë, një person me biccikletë vendosi një sasi eksplozive në biznesin e italianit, që shkaktoi vetëm dëme materiale.
Discussion about this post