16:41 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

ARBITRAZH/ Rriten çmimet e telefonive celulare, KLSH dhe AKEP inekzistentë. Rëndohen xhepat e qytetarëve, askush nuk mendon për konsumatorin

21:22 | 05/06/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
ARBITRAZH/ Rriten çmimet e telefonive celulare, KLSH dhe AKEP inekzistentë. Rëndohen xhepat e qytetarëve, askush nuk mendon për konsumatorin

Të flasësh në telefon sot është shtrenjtë. Duopoli i kompanive në tregun e shërbimit celular “One Telecommunications” dhe “Vodafone Albania” duket se i ka dhënë udhë edhe rritjes së tarifave duke e kthyer komunikimin telefonik në një luks për shumë qytetarë.

Qytetarë të ndryshëm, abonentë prej kohësh në këto kompani celulare, shprehen të pakënaqur për çmimet dhe shërbimin. Por edhe pse të pakënaqur, shumica e tyre nuk ankohen zyrtarisht, pasi, thonë se, nuk kanë besim tek institucionet monitoruese për të bërë ankesa.

“Tregu i telefonisë celulare ka përqendrim të lartë, duke reflektuar një strukturë oligopoli dhe kjo për shkak të rritjes gjithnjë e më shumë në treg të sipërmarrësit me pjesën më të madhe të tregut”, shkruhet në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2019. Edhe pse kanë kaluar 4 vite nga raporti i fundit i KLSH-së, tregu i kompanisë celulare nuk është zgjeruar me aktorë të rinj.

Gjithashtu KLSH-ja deklaron se përqendrimi shumë i lartë i tregut të telefonisë celulare ka ndikuar në mungesën e konkurrencës efektive të këtij tregu. Por tabloja e paraqitur nga KLSH-ja është e ngjashme me atë të sotmen, ku së fundmi kanë mbetur vetëm dy kompani për shërbimet celulare duke përforcuar pozitat e duopolit.

Dhe mesa duket rreziqet janë shfaqur pasi në mënyrë të heshtur, të dyja kompanitë kanë rritur tarifat për numrat me parapagesë. Praktikisht kompanitë kanë rritur me 20% paketat minimale, e cila prek shtresën më të dobët të popullsisë, që janë pensionistët dhe pjesa me paga minimale. Sipas EUROSTAT për vitin 2021, shqiptarët rezultonin njerëzit me fuqinë blerëse më të dobët në Evropë.

Të goditur nga Pandemia dhe Lufta në Ukrainë, shqiptarët duhet të përballen me shtrenjtimin e paketave celulare në një kohë që institucionet shtetërore që duhet t’i mbrojnë nuk kanë reaguar apo të kenë marrë masa ndaj duopolit “Vodafone Albania” dhe “One Telecommunications”. Konkretisht kompania “One Telecomunications” ka rritur me 100 lekë paketën “Unlimited S” nga 500 lekë në 600 lekë sipas tarifave të shërbimit të publikuara nga dhjetor 2021 në dhjetor 2022 prej AKEP.

“One Telecomunications” ka rritur me 100 lekë paketën “M” sipas tarifave të shërbimit të publikuara nga dhjetor 2021 në dhjetor 2022 prej Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Kompania “Vodafone” ka rritur me 100 lekë paketën “Vodafone basic” nga 500 lekë në 600 lekë sipas tarifave të shërbimit të publikuara nga dhjetor 2020 në 2021 nga AKEP.

Gjithashtu “Vodafone” ka rritur paketën “Vodafone Standard” me 100 lekë në vitin 2023 sipas të dhënave të grumbulluara. Kujtojmë se në vitin 2020 Autoriteti i Konkurrencës ndërhyri në të njëjtat pozita që ka ndodhur kjo rritje e çmimit të paketave me parapagesë, duke ndërprerë aplikimin e paketave 30 ditore me parapagesë, për “Vodafone Albania”, “Telekom Albania” dhe “Albtelecom”.

AK u vu në lëvizje pasi ishin paraqitur dy ankesa nga konsumatorë të telefonisë celulare dhe një ankesë nga Qendra “Konsumatori Shqiptar”. Të kontaktuar nga “Arbitrazh” nëpërmjet shkresave zyrtare, për rritjen e çmimeve dhe a kishte dijeni, Autoriteti i Konkurrencës, Konkurrencës Rregullorja për mbrojtjen e konsumatorit.

Në 11 mars 2021, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare miratoi dokumentin “Rregullore për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe Pajtimtarëve të Shërbimeve të Komunikimeve Elektronike Publike”.

Pas

SHBA-ja sanksionon shtatë rusë, thotë se tentuan ta destabilizojnë edhe Ballkanin

Para

“Çdo ditë e humbur nuk i shërben PD”, Kolegji i Kryetarëve: Kryetari të zgjidhet brenda 15 Korrikut, asnjë reflektim nga pala tjetër pas 14 majit

Para
FOTO/ Si do të regjistrohen simpatizantët në “Primare”? Zbardhet udhëzimi i Kryesisë së PD-së

"Çdo ditë e humbur nuk i shërben PD", Kolegji i Kryetarëve: Kryetari të zgjidhet brenda 15 Korrikut, asnjë reflektim nga pala tjetër pas 14 majit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shijak/ Ndezi zjarr dhe dogji dy dynymë tokë bashkë me 169 rrënjë ullinj, në pranga autori i dyshuar! (EMRI)

Spiropali në Sofje: Investimet bullgare në Shqipëri janë të mirëpritura

VIDEO/ Përfshihet nga flakët një apartament në zonën e Pazarit të Ri, zjarrfikëset në vendngjarje

Delvinë/ Ktheu kopshtin e shtëpisë në oaz kanabisi, pranga 61-vjeçarit! Bëri ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit, i zbulohet edhe ndërtimi pa leje (EMRI)

Plani europian për Ukrainën, Meloni: I japim Kievit 10 miliardë euro

Vdekja e 27-vjeçarit në Kosovë, dorëhiqet komandanti i Policisë së Lipjanit

Shqipëria dhe Letonia finalizojnë raundin e dytë të negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore, Gonxhja: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

E ardhmja e Joao Felix, një skuadër kërkon rikthimin e tij

Trafikonin kokainë me lëkurë gjedhësh nga Amerika Latine, GJKKO lë në burg 3 të akuzuarit (EMRAT)

Aksident në Shëngjin/ U rrëzua nga automjeti gjatë shkarkimit të materialeve, përfundon te Trauma 49-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.