Largimi i sulmuesit francez Karim Benzema prë në Arabi ishte një “rrufe në qiell të hapur” për skuadrën e Real Madrid, që humbi sulmuesin e saj kryesor. Madrilenët shpresonin ta kishin lojtarin në dispozicion edhe një sezon, por tani klubi duhet të nisë nga puna për të gjetur një zëvendësues të denjë.
Në krye të listës është sulmuesi britanik Harry Kane, që pritet të lërë skuadrën e Tottenham këtë verë. Bisedimet kanë rreth 10 ditë që kanë nisur dhe pritet që skuadra madrilène të paguajë rreth 80 milionë euro për të siguruar shërbimet e një prej sulmuesve më të mirë në botë.
E përditshmja “Defensa Central” sqaron se presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, në lidhje me Kane, ka kërkuar mendimin e trajnerit Jose Mourinho. Portugezi e ka drejtuar Harry Kane kur ishte trajner te Tottenham dhe përgjigjja e tij ka qenë pozitive, duke bindur Perez të blejë sulmuesin anglez.
Një veprim disi i çuditshëm ky i Florentino Perez, që nuk i ka besuar shumë trajnerit aktual Carlo Ancelotti për të marrë mendimin e tij, pork a kërkuar atë të Jose Mourinho. “Një lënie pas dore e turpshme e Ancelotti” është konsideruar ky veprim i Perez, që pret të sjellë sulmuesin e madh në “Bernabeu”.