Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, i ka dhënë fund thashethemeve për rikthimin e Neymar këtë verë.
Pasi Lionel Messi njoftoi zgjedhjen e tij për t’u bashkuar me Inter Miami mbi Barcelonën, filluan thashethemet për rikthimin e Neymar në Barcelonë si pjesë e planit alternativ të klubit.
Konkretisht, mediat spanjolle theksuan se braziliani është gati të largohet nga Parisi këtë verë, madje do të ishte i gatshëm të ulë në mënyrë drastike pagat e tij për të veshur sërish “Blaugranat”.
I pyetur për këtë çështje nga Gerard Moreno, Xavi u shfaq i habitur nga ky skenar, duke injoruar raportimet.
“Oh… Surprizë… Është një surprizë. Shikoni, unë e vlerësoj Neymar si person, si lojtar, si mik, ai është një lojtar i madh, por ai nuk është në planet tona jo.