Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen se premtes ne Bujanoc ku policia serbe ka arrestuar ne banesen e tij drejtorin e Shtëpisë së Kulturës Jetmir Ismaili. Ky i fundit u mbajt gjatë gjithë nates dhe paraditen e se shtunes i izoluar vetem pse shfaqi një film te mbështetur nga qeveria e Kosovës.
Në lidhje për të folur në këtë incident sot në një lidhje “Skype” për Faxnews ishte Nevzad Lutfiu, koordinator i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc.
Ai tha se edhe pse jemi në vitin 2023, asnjë qasje nuk ka ndryshuar ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Për gazetarin Albi Rakip, Lutfiu tha se thirrja e autoritetete të Kosovës, ka qenë që të ruhej qetësia dhe të mos krijohej ndonjë konflikt.
Lutfiu: Ditën e djeshme disa polica janë paraqitur në banesën Ismailit dhe i kanë thënë të paraqitet në stacionin policor me pretekstin se dikush në mënyre anonime ka lajmëruar se filmat që do të duheshin të shfaqeshin permbajnë nxitje që shkaktojnë urrejtjen ndëretnike.
Në bisedë informative është mbajtur për 2 orë dhe e kanë marrë në pyetje në lidhje me filmin në fjalë. Pasi ka përfunduar drejtori i shtëpisë së kulturës, është marrë në pyetje edhe aktori Gani Veseli.
Në 2023 një qasje sikur që ka ndodh para shumë viteve nga ky shtet. Asnjë qasje s’ka ndryshuar ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Këto filma janë financuar nga qeveria e Kosovës.
Ngjarje që paraqiten mes Kosovës dhe Serbisë manifestohen edhe në Luginën e Presheves. Duket sikur jetojmë në një vend jo në pozitë evropiane por në ato vende ku dominon diktatura.
Thirrja e autoritevete është të ruajmë qetësinë, të mos krijohet ndonjë konflikt. Për hapat e metejme duhet të jemi të koordinuar më institucionet e Republikës së Kosovës.
Është rasti i rallë në botë ku shteti diskriminon një pakicë brenda teritorit për shkak të përkatësisë etnike. Serbia e ka shumë problem ceshtjen e identitetit shqiptar.