16:23 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Të huajt vijnë, shqiptarët ikin, turizmi shënon të ardhura e shpenzime rekord

18:56 | 12/06/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Të huajt vijnë, shqiptarët ikin, turizmi shënon të ardhura e shpenzime rekord

Shqipëria po përjeton këtë vit sezonin më të mirë turistik në historinë e saj. Nga jugu në veri, të huajt po shijojnë bukuritë e natyrës shqiptare.

Shtimi i numrit të të huajve që po vizitojnë vendin po përkthehet dhe në më shumë të ardhura për ekonominë.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave, në tre muajt e parë të vitit, të ardhurat nga udhëtimet arritën në një nivel prej 624 milionë euro, që është rekordi më i lartë historik dhe pothuajse dy herë më i lartë se e njëjta periudhë e vitit 2019, përpara pandemisë dhe 52% më shumë se tremujori i parë i 2022-t.

Sipas të dhënave të tjera të INSTAT në tre muajt e parë të 2023 numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.070.564. Ky numër është rritur me 59,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Sipas të dhënave të Bankës për shumën e shpenzuar nga ata që udhëtojnë në Shqipëri dhe të INSTAT për numrin e shtetasve të huaj, rezulton që shpenzimi mesatar për një person ka qenë rreth 580 euro për kohën e qëndrimit në Shqipëri.

Ikin dhe shqiptarët

Ndërsa gjithnjë e më shumë të huaj po e preferojnë vendin tonë, edhe shtetasit shqiptarë po “pushtojnë” Europën, duke lënë gjithnjë e më shumë para jashtë vendit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, shpenzimet për udhëtimet jashtë vendit në janar-mars 2023 ishin 435 milionë euro, sërish një nivel rekord, me një rritje prej 35% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT, Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë tremujorit të parë 2023, është 1.394.250, duke u rritur 32,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat e kombinuara të Bankës së Shqipërisë dhe INSTAT tregojnë se shtetasit shqiptarë shpenzojnë më pak kur dalin jashtë vendit, mesatarisht 311 euro për person, gati sa gjysma e një të huaji.

Ekonomisë i mbeten neto 189 milionë euro

Deri në vitin 2014 vendi kishte një bilanc neto të udhëtimeve negativ, që nënkupton që shqiptarët që udhëtonin jashtë shpenzonin më shumë sesa të huajt që vinin në Shqipëri.

Por, vitet e fundit, bilanci është pozitiv dhe gjithnjë në rritje. Në tre muajt e parë 2023, sipas Bankës së Shqipërisë, ekonomisë vendase i mbetën neto nga udhëtimet 189 milionë euro, niveli më i lartë rekord./Monitor.al

Pas

Vdekja e Berlusconit, ish-konsulli shqiptar në Milano: Humbje e thellë! Do të kujtohet gjatë për risitë e tij në politikë

Para

U kap duke pështyrë në tubat e salcave! Punonjësi i ‘fast food’-it paditet në gjyq

Para
U kap duke pështyrë në tubat e salcave! Punonjësi i ‘fast food’-it paditet në gjyq

U kap duke pështyrë në tubat e salcave! Punonjësi i 'fast food'-it paditet në gjyq

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Njeriu im më i afërt dha dorëheqjen”- Endri Shabani: Mandatin e mori Kleana Xhuveli! Nuk është daja im, por motra e Adriatikut

Mediat izraelite: Një grua 70-vjeçare u përpoq të vriste Netanyahun me një mjet shpërthyes

Gjermania: Duam garanci nga SHBA para se të çojmë “Patriot” në Ukrainë

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 Rihter në Greqi, ja ku ishte epiqendra

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, përshëndet marrjen nga Shqipëria të letrës “ftesë” për Pozicionin Negociues për Grupkapitullin 5 “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”

Kishte shkuar për plazh në Gjirin e Lalzit, humb jetën 68-vjeçari si pasojë e arrestit kardiak

Grabitësi tmerron familjen në Farkë, i futet në shtëpi dhe tenton të vjedhë paratë me dhunë

Armët ukrainase po shfaqen në ekspozitën e madhe të mbrojtjes në Stamboll

Turqia dhe Britania nënshkruajnë marrëveshjen që i lejon Ankarasë të jetë përdoruese e aeroplanëve luftarakë Eurofighter

Aksident tragjik në Bulqizë, humbin jetën dy punëtorë miniere(EMRAT)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.