19:28 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Të pastër”/ KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Elbasanit dhe prokuroren e Tiranës

11:24 | 15/06/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Të pastër”/ KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Elbasanit dhe prokuroren e Tiranës

Gjyqtarja e Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan Yrfet Shkreli u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas një seance të shkurtër dëgjimore gjatë të cilës KPK nuk vuri në dukje probleme në asnjë prej kritereve.

Trupa e kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Genta Tafa Bugo dhe anëtar Roland Ilia, njoftoi vendimin për Shkrelin të mërkurën.

Yrfet Shkreli përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2015 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës. Ajo e ka nisur karrierën si gjyqtare në Gjykatën e Përmetit, dhe tashmë shërben në Gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan.

Po ashtu, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të mërkurën konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës Ylli Bashaj.

Gjatë seancës dëgjimore Bashaj u përball në KPK me pyetje kryesisht mbi koherencën dhe vërtetësinë e një kontrate për blerjen e një shtëpie në vitin 2000. Nga hetimi administrativ i trupës së kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me anëtare Valbona Sanxhaktari dhe relatore Genta Tafa Bungo, u vunë në dukje ndryshime në deklarime dhe një pagesë shtesë pas nënshkrimit të kontratës.

KPK megjithatë ka vlerësuar se problemet e gjetura ishin sqaruar dhe vendosi konfirmimin e Bashajt në detyrë.

Bashaj ka një karrierë të gjatë në prokurori e cila është zhvilluar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Pas

Raporti i DAP/ Tensione në Kuvend, Noka i kthehet ministres Ekonomi: Je një militante e keqpërdorur, mijëra denoncime se administrata është kërcënuar…

Para

Fitues i Tripletës, Guardiola shpërblimin e tij ia dha punonjësve të Manchester City

Para
Guardiola tregon se kur do të largohet nga Manchester City

Fitues i Tripletës, Guardiola shpërblimin e tij ia dha punonjësve të Manchester City

Discussion about this post

 



Të Fundit

Enzo Maresca, trajneri i Chelseas, i pamëshirshëm ndaj FIFA-s…

Toka po rrotullohet më shpejt, vera me ditë më të shkurtra se zakonisht

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatrat e Vlorës, ndërhyn helikopteri me ujë

Tre stacione moderne meteorologjike në Korçë në ndihmë të fermerëve

Shërbimi i Sigurisë së Izraelit çmonton një grup të Hamasit në Bregun Perëndimor, mbi 60 arrestime dhe 22 armë të sekuestruara

Gjykata e Kasacionit në Itali: Dyshime për kushtetutshmërinë e marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët

Përplasja për emigrantët, deputeti britanik pretendon se e ka fituar bastin me Ramën: Të gjithë të burgosurit do i kthejmë!

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

Franca ndalon me ligj konsumimin e cigares në parqe dhe plazhe, 135 deri në 700 euro gjobë për ata që kapen nga autoritetet

Anglia U-21 kampione e Europës, mposht Gjermaninë në finale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.