“N’traditë show” solli një atmosferë të veçantë plotë këngë e valle mbrëmjen e sotme ne ekranin e Faxnews me muzikën e bukur të Çamërisë, zemrës së shqiptarëve të diasporës.
Nën moderimin e Albana Qirjakos dhe Bujar Cicit, nata e Çamërisë mblodhi tre breza të ndryshëm të bashkuar nga dashuria për këtë vend.
Skajla dhe Arieli ishin dy vogëlushët që i dhuruan një atmosferë të ngrohtës natës me zërat e tyre të ëmbël.
Nata vazhdoi nën magjinë e tingujve të muzikës, ku u kënduan këngë dhe u kërcyen valle tradicionale të Çamërisë, ajo e “Osman Takës” dhe shumë të tjera.
E ftuar speciale e mbrëmjes e cila magjepsi me zërin e saj është edhe këngëtarja dhe artistja e madhe Enkelejda Arifi e cila me këndoi një kolazh muzikor shoqëruar edhe nga trupa e vallëtarëve porfesionist të ansamblit.
E teksa muzika dhe vallet ngrohën atomsferën, tingujt e këngëve si ‘Tumankuqja’, Çamëri, nuk të harrojmë”, “Vajzë Çame”, mes të tjerash i kujtuan të ftuarve mallin dhe dashurinë për rrënjët e tyre.
Alket Veliu kryetari i fondacionit Çamëria “Hasan Tansini”, i cili ishte i ftuar jo vetëm për kauzat që përfaqëson, por edhe si njohës i mirë i kulturës u shpreh se: “Po punojmë për të mos pasur një harresë të kulturës dhe traditës sonë, pavarësisht edhe përpjekjeve të qeverisë greke”.
Mes të ftuarve spikatën emra si: Shaban Zeneli, Altin Malo, Ahmet Mehmeti, Edmond Molla, Mentor Sallaku, Hysni Alushi, Gëzim Kaso, Edmon Muho e shumë të tjerë.
Sakaq, Mehmeti edhe pse një natë e gëzueshme, u ndal pak edhe në histori, ku u shpreh se : “Çështja çame është një nga çështjet më të thella të historisë sonë që ende kullon gjak. Së fundmi ka pasur një ndërkombëtarizmit të saj, por është shumë aktuale. Çamëria ka pasur një ndikim shumë të madh në artin dhe kulturën e vendit tonë, dhe kështu do vazhdojë të jetë”.