06:03 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

BIRN: Propozimi i Edi Ramës për Asosacionin e Komunave Serbe është iniciativë private

14:20 | 20/06/2023
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
BIRN: Propozimi i Edi Ramës për Asosacionin e Komunave Serbe është iniciativë private

Më 8 qershor kryeministri Edi Rama thirri një konferencë urgjente dhe të rrallë shtypi me gazetarët dhe me tone dramatike mbi fatin e Kosovës, ku njoftoi se ai u kishte propozuar presidencës franceze dhe kancelarit të Gjermanisë “një draft të asociacionit” për komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Rama tha në konferencë se drafti ishte konfidencial dhe se për të, siç edhe u konfirmua më vonë nuk ishin në dijeni as kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe as Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Por megjithë pretendimet e kryeministrit për sekret shtetëror, BIRN ka zbular që jo vetëm që dokumenti nuk është i klasifikuar por as i arkivuar nga Këshilli i Ministrave.

Bazuar në ligjin “Për të drejtën e informimit”, BIRN i kërkoi Këshillit të Ministrave draftin në fjalë ose arsyetimin ligjor për shpalljen e tij sekret shetëror.

Në një përgjigje zyrtare nëpërmjet postës elektronike, Këshilli i Ministrave deklaroi se dokumenti nuk ekzistonte në arkivat e qeverisë shqiptare.

“Në përgjigje të kërkesës tuaj, dëshiroj t’ju informoj se Autoriteti Publik nuk e ka në zotërim, këtë propozim, të cilit ju i referoheni”, shkruhet në përgjigjen e Koordinatores për të Drejtën e Informimit pranë Këshillit të Ministrave.

BIRN gjithashtu pyeti Këshillin e Ministrave nëse propozimi në fjalë ishte dërguar apo jo në emër të qeverisë shqiptare apo si propozim personal i Edi Ramës. Përmes një zëdhënësi qeveria refuzoi ta sqaronte se kujt i përkiste propozimi.

“Kryeministri Rama e ka bërë të qartë për se, si, dhe se për çfarë bëhet fjalë,” tha zëdhënsja e kryeministrit Manjola Hasa.  “Nuk kemi asnjë koment më shumë”, shtoi ajo.

Për ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare, propozimi i Edi Ramës për komunat serbe nuk duket se vjen nga shteti shqiptar dhe as nga Këshilli i Ministrave.

“Që të ishte propozim i Shqipërisë duhej të kalonte përmes Presidencës dhe nëse do bëhej nga qeveria duhej të votohej në Këshillin e Ministrave”, tha Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit të Studimeve Politike në Tiranë.

Krasniqi tha se dukej që bëhej fjalë për “një propozim personal” të kryeministrit që faktorizon këtë të fundit.

Propozimi i Ramës për komunat serbe u prit me skepticizëm dhe ironi nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe po ashtu nga Presidenti i Serbisë Vuçic.

Megjithatë Rama e prezantoi atë si një përpjekje ekspertësh amerikanë e europianë, që do të zgjidhte “nyjën gordiane të dialogut” dhe që do i hapte rrugë njohjeve të reja të Kosovës./BIRN

Pas

U bojkotua nga 17 deputetë/ Mbyll punimet Këshilli Kombëtar i PD-së, miratohet Komisioni Zgjedhor për 29 Korrikun

Para

Presidentja e PE-së Metsola u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të ulin tensionet

Para
Presidentja e PE-së Metsola u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të ulin tensionet

Presidentja e PE-së Metsola u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të ulin tensionet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.