Ministri i Brendshëm Bledi Cuci në një konferencë për mediat ka folur në lidhje me përplasjet mes policisë dhe anëtarëve të MEK.
Çuçi tha se është e paimagjinueshme dhuna ndaj policisë së shtetit. Sakaq shtoi se ata janë strehuar në vendin tonë në bazë të një marreveshjeje, e cila është thyer nga këta anëtarë.
Ai u shpreh se ka qenë SPAK që ka nisur një hetim pas disa indicieve se anëtarët e këtij komuniteti kishin nisur të angazhoheshin në politikë.
Çuçi: Shqipëria u ka ofruar atyre gjithcka që lidhet me strehimin e tyre me qëllim humanitar sipas marrëveshjes. Iu ka ofruar ndihmë siguri, edhe mbrojtje ndaj të gjitha kercenimeve që vinin nga shërbimet sekrete të regjimit të Iranit. Ata kanë jetuar me siguri dhe garancinë tonë.
Është e paimagjinueshme dhuna ndaj policisë së shtetit. MEK ka një marrëveshje me qeverinë shqiptare për tu strehuar. Kemi pasur shqetësim për mosrespektim të marrëveshjes
Ketyre anetareve u ndalohet të kryejne cdo lloj aktiviteti politik. Aktiviteti i tyre politik ka tëhequr vemendjen e Prokurorisë, SPAK, e cila ka filluar më shumë se një cështje penale me këtë gjë.
SPAK ka pasur arsye dhe indicie me këtë gjë, i është drejtuar gjykatës për të bërë një kontroll brenda kampit dhe për të bërë sekuestrime të pajisjeve me ceshtjen që ka filluar SPAK.