Erion Veliaj betohet si kryetar i bashkisë së Tiranës në mandatin e tij të tretë. Veliaj e bëri betimin në tarracën e Bashkisë, vend ku janë zhvilluar edhe të tjera evenimente.
Veliaj fitoi në zgjedhjet e 14 majit me 60 mijë vota diferencë përballë kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi.
“Tirana sot nuk është shtëpia vetëm e shqiptarëve. Nga tani e tutje duhet të flasim nga një Tiranë që në dallim nga koha kur ne rriteshin, sot nuk hyn e del dot nga Tirana pa parë grupime turistësh. Dua që Tirana të jetë e të gjithëve”, ka deklaruar ai.