40-vjeçari me inicialet D.B ka ndërruar jetë, pas aksidentit që ndodhi te rrethrrotullimi i TEG-ut pasditen e sotme.
Sipas informacioneve të policisë, tre mjete u përfshinë në aksident.
Dy drejtuesit e tjerë, me inicialet E.Sh 23 vjeç dhe F.H 30 vjeç nuk kanë pasur lëndime.
Njoftimi i Policisë: Tiranë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju informojmë se shtetasi D. B., si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.