Fax news mëson se personi që është arratisur nga ambientet nga spitali i psikiatrisë në Tiranë është djali i deputetit socialist Paulin Sterkaj.
Burime bëjnë me dije për gazetaren e Fax News Xhoana Çollaku se M.Sterkaj ishte i shtruar në spitalin psikiatrik pas problemeve me lëndët narkotike.
Gjatë ditës së djeshme ai ka dhunuar mjekët e spitalit dhe më pas është larguar duke iu shpëtuar edhe rojeve.
Rasti
M.Sterkaj paraditen e kësaj të diele, pasi ka shtyrë mjekët e i ka dhunuar ata, ka hapur derën me forcë dhe është larguar pa u pikasur nga roja i spitalit.
Pacienti ka marrë me vete edhe drynin me të cilin ishte mbyllur dera.
Rasti menjëherë është denoncuar dhe policia është vënë në ndjekje të tij.
Por ky nuk është rasti i parë dhe as i fundit kur një mjek dhunohet gjatë ofrimit të shërbimit shëndetësor në spitalet e Qendrës Spitalore Univeristare.
Për më tepër rastet e dhunës në shërbimin e psikiatrisë janë të shpeshta për shkak dhe të specifikës së diagnozës që paraqet çdo pacient që shkon për të marrë kujdes shëndetësor në këtë shërbim.
Përveç rritjes së pagave dhe kushteve të punës, siguria në punë është një tjetër kërkesë e mjekëve ndaj institucioneve që duhet tua garantojnë aq më tepër në një shërbim psikiatrie.