Real Madridi dhe Luka Modrici do ta vazhdojnë bashkëpunimin.
Mesfushori kroat ka nënshkruar kontratë të re me “Los Blancos” sot, e cila do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2024, njoftoi sot klubi spanjoll.
Ish-futbollisti i Tottenhamit është pjesë e madrilenëve qe 12 vjet, ndërsa ka fituar me ta gjithçka. Atij i skadon kontrata aktuale në fund të këtij muaji dhe përkundër ofertave të majme nga Arabia Saudite, përfaqësuesi kroat i mbeti besnik klubit mbretëror spanjoll.
Me fanellën e bardhë, maestro i mesfushës i ka zhvilluar 488 ndeshje, ndërsa i ka fituar 23 trofe: 5 herë Ligën e Kampionëve, 5 herë Botërorin e Klubeve, 4 herë Superkupën e Evropës, 3 herë La Ligan, 2 herë Copa del Rey dhe 4 herë Superkupën e Evropës.
Modric ndër të tjera e ka fituar edhe Topin e Artë si lojtar i Real Madridit dhe shumë çmime të tjera individuale.