Mësohen detaje të reja në lidhje me operacionin anti-drogë të policisë së Elbasanit që çoi në ndalimin e 45 personave teksa 7 të tjerë janë në kërkim.
Një ndër 45 të shoqëruarit është edhe shtetasi Hekuran Gjeli.
Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi rezulton të jetë pjesë e grupit të Çapjave, ndërsa më herët është arrestuar për armëmbajtje pa leje.
Burime nga policia thanë se personat e arrestuar kanë pasur kryesisht rol dominues në zonat ku kanë kryer shpërndarjen e lëndës narkotike.