Të gjithë njohim një çift, marrëdhënia e të cilit e kuptojmë që në fillim nuk do të zgjasë, me ata që janë të përfshirë që e mohojnë atë dhe bëjnë gjithçka për të mbajtur lidhjen e tyre gjallë – madje edhe deri në martesë .
Dhe ndonjëherë ata sfidojnë shanset dhe dëshmojnë se duhej të ishin bashkë. Të tjerët (shumica) padyshim që do të përfundojnë në ndarje dhe divorc. Lexoni më poshtë pesë “flamujt e kuq” më të papritur, të cilët tregojnë se një martesë nuk do të zgjasë, as para ceremonisë.
Ju martoheni shumë i ri ose pas 35
Ka gjithmonë përjashtime, por sipas shkencëtarëve, nëse një çift është shumë i ri ose mbi 34 vjeç, atëherë shanset për sukses për martesën e tyre janë minimale (lexoni gjetjet e studimit në detaje këtu ) . Siç theksojnë shkencëtarët “nëse martohesh në moshë shumë të re nënvlerëson (pas një kohe partnerin) ndërsa në moshë më të madhe është shumë e vështirë të lidhesh me tjetrin”. Përveç kësaj, ka raporte shkencore që thonë se për çdo vit që presim të martohemi pas të 32-tave, gjasat për divorc rriten me 5%.
Jeni pesimist
Ose si çift ose si individë. Duket se një këndvështrim i lumtur për jetën është shumë i rëndësishëm për suksesin e një martese. Një studim , në fakt, lidhi buzëqeshjet në fotot e fëmijërisë së djemve me atë se sa e lumtur dhe e suksesshme do të jetë martesa e tyre. Sipas saj, djemtë që nuk buzëqeshnin si fëmijë në fotot e tyre kishin 500 herë më shumë gjasa të divorcoheshin se ata që buzëqeshnin.
Udhëhiqeni nga jeta seksuale
Kjo bie ndesh me dëshminë se testosteroni është një tipar tërheqës te meshkujt. Sipas hulumtimeve , nivelet e larta të këtij hormoni shoqërohen me shkallë të lartë divorci.
Njëri prej tyre pi duhan
Dhe ja ku pirja e duhanit dëmton jo vetëm shëndetin fizik të duhanpirësit, por edhe marrëdhëniet e tyre. E megjithatë, ka një studim që thotë se çiftet që nuk pinë duhan fare ose ata ku të dy anëtarët pinë duhan kanë më pak gjasa të ndahen. Kur në marrëdhënie njëri pi duhan dhe tjetri jo, atëherë ky është një tregues serioz i zhvillimit të martesës, pasi tregon ndryshime në stilin e jetesës.
Nusja kishte shumë dyshime para dasmës
Besoni ose jo nëse një mashkull ka dyshime dhe mendime të dyta për martesën e tij, kjo nuk është asgjë për t’u shqetësuar. Në të kundërt, nëse gruaja ndjen shumë ankth dhe pasiguri për martesën e saj, atëherë gjërat janë të vështira. Sipas një studimi të publikuar në “The Journal of American Psychology” stresi para dasmës (nga ana e nuses) dyfishoi shanset për divorc.