Llogaritë offshore të kompanive nëLimasol tëQipros nuk janë aq të cekëta sa bregdeti i bukur i zonës. Teksa qëndron në bregun e plazhit në Limasol, gjithçka është e dukshme, kristal, por teksa kthehesh në qytet, pranë kompanive offshore, ndjen se fundi është gati i pamundur të preket.
Por çfarë e lidh Qipron me Shqipërinë?
Në 17 korrik të vitit 2022, institucionet qeveritare pranuan se ishin goditur nga një sulm kibernetik i jashtëm, ku i gjithë sistemi elektronik doli jashtë loje. Kryeministri Rama tha, në një deklaratë për mediat, se gjithçka erdhi nga vende armiqësore, nga Irani. Megjithatë, ekspertë të ndryshmë të kibernetikës thanë se qeveria ishte lajmëruar që në mesin e muajit Maj 2022 se të dhënat e shqiptarëve në e-Albania ishin kompromentuar.
Hakerat ndërkaq deklaruan se kishin një llogari në aplikacionin “Telegram”, ku ekspozuan numrat e telefonit të bashkangjitura me numrin personal të ID të qytetarëve shqiptarë, email-et e kryeministrat dhe një pafundësi informacionesh sensitive.
Sulmi u pranua se erdhi dy muaj pasi qeveria deklaroi se shërbimet për qytetarët u dixhitalizuan 100%. Por rrjedhja e të dhënave personale vuri në dyshim gjithë procesin e hartuar, ku për herë të parë, u kërkua të analizohej edhe puna e AKSHI-t,e cila jo pak herë kishte kryer “tendera sekretë”, apo vetëm me një garues. Tymi i zi që dilte nga godina e AKSHI-t zbuloi se një pjesë të fondeve i kanë përfituar kompani pranë qeverisë Rama dhe biznesmenë të lidhur me ministrat e kryeministrit Edi Rama.
Ajo çfarë çuditi gjithsesi mediat ishte se për drejtoren e AKSHI-t, Mirlinda Karcanaj, nuk u shfaq asnjë problem, nuk u kërkua asnjë përgjegjësi. Ndërkohë, në publik nisën të qarkullojnë fitues të tenderave nga kompani të cilat nuk kanë eksperiencë për shërbime të caktuara, apo kompani të cilave nuk u dihen pronarët fundorë.
Rinisja e tenderave pa rivalë
Në shkurt të këtij viti, AKSHI shpalli tenderin për sms me fondin limit rreth 8 milionë euro ose rreth 11 lekë me TVSH për sms, shumë herë më shtrenjtë se shërbimi i sms-ve që përdorin bankat apo institucionet e tjera në vendin tonë. Në këtë rast, shërbimi i përfituar nga tenderi duhet të aktivizojë dërgimin e sms-ve në rastet e regjistrimit për herë të parë në shërbimet e-Albania apo në çdo rast tjetër kur është i nevojshëm autentifikimi me 2 faktorë, ku një mesazh vjen në telefonin e përdoruesit me një kod specifik.
Nga paketat me sms që marrin bankat, çmimi mesatar për një sms shkon nga 1 deri në rreth 2 lekë me TVSH. Ndërkohë sipas tenderit të AKSHI-t, një sms kushton rreth 6-7 herë më shumë se paketat që marrin bankat.
Në tenderin e AKSHI-t mori pjesë kompania “HORIZON” shpk bashkë me “1 UP Labs ” shpk duke konkurruar me “One Albania”, por gara ishte e paracaktuar. Kjo pasi kompania celulare “One Albania” nuk bëri asnjë ofertë duke u shpallur automatikisht fituese këto kompani, të cilat nuk janë kompani celulare dhe pa eksperiencë në këtë fushë.
Çfarë zbuloi “Arbitrazh”
Nga kërkimet e “Arbitrazh” rezulton se “HORIZON” shpk është në bashkëpronësi të Enea Buzës me kompaninë qipriote me qendër në Limasol, “Comscope Limited”. Ajo që bën përshtypje është fakti se kompania ka fituar tendera të shumtë pas blerjes së një pjesë të aksioneve nga inxhinieri i Telekomunikacionit, Buza, në 2018.
Por AKSHI nuk e ka herën e parë që i lehtëson rrugën kompanisë qipriote, pasi një ndër tenderat që ka përfituarlidhet meQendrën Kombëtare të Biznesit, me vlerë 600 mijë euro, kontratë e lidhur në nëntor 2019. Në tender ka marrë pjesë kompania “Intracom Telecom Albania sh.a”, e cila është skualifikuar nga AKSHI. Kompania ka bërë ankesë në Komisionin e Prokurimeve Publike, por Komisioni ka lënë në fuqi vendimin e AKSHI-t.
Çuditë nuk mbarojnë me kaq sepse sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit Enea Buza ka blerë 25% të aksioneve me vlerë rreth 1 milionë e 250 mijë lekë, nga një kompani e cila kishte deklaruar në vitin paraardhës fitim me vlerë mbi 400 milionë lekë. Pyetja që ngrihet në këtë rast është:
Si janë shitur kaq lirë aksionet e një kompanie që fiton kaq shumë?
Por raporti i KLSH-sëka kritikuar ashpërpunën e AKSHI-t për zbatimin e tenderit “Sistemi i dixhitalizimit të monitorimit dhe raportimit të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve” për Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve” , i fituar nga kompania “HORIZON”.
“Sa më sipër konstatojmë se operatori ekonomik (HORIZON) shpk nuk e ka realizuar kontratën sipas parashikimeve. Për këtë arsye (duke qenë se vlera ekonomike e sistemit nuk është e ndarë sipas moduleve), AKSHI duhet të mbante vlerën e garancisë për sigurimin e kontratës 11,735,160 lekë nga “H O R I Z O N shpk”, sipas KLSH-së.
Sipas KLSH-së, AKSHI duhet të mbante vlerën e garancisë për sigurimin e kontratës me vlerë 117 milionë lekë, e cila në rastin që nuk i është mbajtur përbën veprime në shkelje të ligjit dhe të paguhej nga kompania “H O R I Z O N” shpk. Kompania mëmë qipriote, “Comscope limited”,është e përfaqësuar nga Maria Procopiu-Kyriakidou dhe si administrator i kompanisë “HORIZON” është VASILEIOS STACHOS. Vetëm në vitin 2022, kjo kompani ka fituar tendera me vlerë 930 milionë lekë ose 9 milionë dollarë nga AKSHI.
Në gusht të vitit të kaluar, kjo kompani fiton një tender me vlerë mbi 2 milionë dollarë “Përmirësimi i sistemit të inspektimit për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit”, ku AKSHI skualifikon kompanitë pjesëmarrëse “Communication Progress” dhe “Fastech”, duke e shpallur përsëri automatikisht fituese këtë kompani.
Vazhdimisht AKSHI ka favorizuar kompanitëcaktuara për të fituar tendera dhe kjo evidentohet nga KLSH-ja për periudhën 2017-2021. Vetëm për 5 tendera të organizuar, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka deklaruar se kriteret e hartuara nga AKSHI kanë kufizuar pjesëmarrësit në tender, duke qënë në shkelje të ligjit të prokurimit.
Rrjeti i kompanive të lidhura me njëra-tjetrën
Por Enea Buza është vëllai i Ergi Buza, i cili deri verën e 2019 ka qënë aksioner në kompaninë “PRONET” bashkë me Gerond Meçen, pronari i “Advantage Business Solutions”, i cili vazhdon të jetë aksioner tek “PRONET”.
AKSHI ka qenë në qendër të akuzave nga opozita, se e favorizon këtë kompani, për shkak të lidhjeve të biznesit që Gerond Meçe ka patur me baxhanakun e kryeministrit Edi Rama, Armand Frangu.
Në 2011, të dy bashkëthemelojnë kompaninë “B360”, aksionet e së cilës një vit pas themelimit, Meçe ia shet Armand Frangut, i cili është pronari i vetëm i kësaj kompanie.
“Advantage Business Solutions” shpk është një ndër përfituesit më të mëdhenj të tenderave nga AKSHI, të hapur dhe sekret, duke ngritur dyshime për favorizime nga AKSHI, dyshime të cilat vërtetohen nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Një ndër rastet e tenderave me porosi është zhvillimi i tenderit me negocim pa shpallje , “Krijimi i një mjedisi të ri dhomë serverash (data center), sistem telefonik voip dhe monitorimi i qendërzuar për DRT/DPT (Faza 2) -për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve”, i cili ka qënë në kundërshtim me ligjin. Ky tender është fituar nga kompania “Advanced Business Solutions” me vlerë 1.2 milionë dollarë.
Për këtë rast, KLSH-ja ka deklaruar se është në kundërshtim me ligjin dhe ia ka kaluar përgjegjësinë punonjësve të AKSHI-t, të cilët kanë hartuar dokumentat.
Për herë të parë, “Arbitrazh” zbulon për audiencën se kompani, që kanë marrë shumë tendera nga AKSHI janë të lidhura nëpërmjet Shoqatës Shqiptare të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (AITA).
Sipas të dhënave nga faqja zyrtare, Grigor Joti, i cili nëpërmjet kompanisë “INFOSOFT SYSTEMS” ka përfituar shumë tendera nga AKSHI, rezulton Presidenti i shoqatës “AITA”.
Anëtar i bordit drejtues të kësaj shoqate rezultojnë Armand Frangu dhe ortaku i Grigor Jotit asokohe, Armand Shara dhe Romeo Sherko. Ky i fundit ka aksione të përbashkëta me Armand Sharën nëpërmjet kompanisë “Ikub INFO”.
Por çfarë thotë raporti i KLSH-së për AKSHI në lidhje me tendera që kanë fituar këto kompani?
Në 2020, “INFOSOFT SYSTEMS” ka fituar tenderin me vlerë 1,7 milionë dollarë “Mirëmbajtja e sistemit të thesarit dhe blerjeve licenca Oracle”, ndërsa “icubINFO” ka fituar tenderin “Mirëmbajtja e sistemit të ndihmës ekonomike – për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ”me vlerë 1 milion dollarë.
Nëtë dyja rastet, kriteret e hartuara nga AKSHI kanë kufizuar pjesëmarrësit në tender, duke qënë në shkelje të ligjit të prokurimit.
Njerëz të lidhur me Ministrat marrin tendera nga AKSHI
Nga investigimi i “Arbitrazh” zbulohen detaje të reja, ku AKSHI, nën drejtimin e Mirlinda Karcanaj i ka dhënë kontratë të klasifikuar me vlerë 96 milionë lekë, gjatë viti 2020 kompanisë “Alfa Services” në pronësi të Fatos Çuçit, xhaxhai të Ministrit të Brendshëm Bledar Çuçit, gjatë kohës që ai ka qënë pjesë e Këshillit të Ministrave.
“Alfa Services”shpk është themeluar në mars 1994 nga Fatos Çuçi dhe Lucia Maria Bertino ku secili ka prej tyre, fillimisht ka patur 50% të aksioneve të kompanisë. Disa vite më vonë, në korrikun e 2003-shit, ortakja e Fatos Çuçit i shet aksionet e veta këtij të fundit duke u bërë aksioneri i vetëm i kompanisë deri më sot.
Konflikti i mundshëm i interesit përforcohet më shumë kur marrim në shqyrtim statusin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
Nëpërmjet VKM Nr. 673, Datë 22.11.2017, Këshilli i Ministrave ndryshoi statusin e AKSHI-t, e cila prej 10 vitesh drejtohet nga Mirlinda Karçanaj. Ndryshimi i statusit i dha më shumë fuqi AKSHI-t, i cili tanimë kontrollon specialistët e IT-së pranë çdo institucioni publik. Edhe pse është në varësi të Kryeministrisë, sipas ndryshimeve të reja shumë vendime të AKSHI-t kalojnënën filtrin e Këshillit të Ministrave.
- AKSHI, në funksion të përmbushjes së veprimtarisë së saj, ushtron kompetencat kryesore, si më poshtë vijon:
- i) Organizon, kryen prokurimet e qendërzuara dhe lidh kontratat për sistemet, pajisjet softëare dhe hardëare, mirëmbajtjen, si dhe shërbimet e internetit dhe intranetit me vlerë mbi kufirin monetar të prokurimeve me vlera të vogla, për institucionet në zbatim të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, që janë nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave”, shkruhet tek legjislacioni aktual i AKSHI-t.
Një tender tjetër që “Alfa Services” shpk ka fituar, lidhet me modernizimin e sallës së studimit për inxhinierët e AKSHI-t me vlerë 130 milionë lekë me kompaninë “BNT Electronics”. Duhet theksuar që institucioni ka mungesa për ekspertë, problem i evidentuar nga KLSH-ja dhe institucioni vet, por paradoksalisht harxhon fonde për salla që do i shërbejnë stafit të munguar.
Por AKSHI nuk ka injoruar vetëm rastin e xhaxhait të Ministrit të Brendshëm, por edhe kompaninë “Intech+”, në pronësi të Sokol Sinanit. Kjo kompani ka qënë në bashkëpronësi të ish-Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja me Sinanin, duke ia shitur aksionet e veta këtij të fundit para se të merrte mandatin e deputetit në shtator 2013.
Kjo kompani ka fituar miliona euro nga AKSHI, duke marrë tendera të paracaktuar ose me garë fiktive.
Rasti i parë ka ndodhur në gusht të 2014, ku “Intech+” është shpallur automatikisht fitues i tenderit “Përmirësimi i Portalit Qeveritar e-albania” me vlerë 1 milion dollarë, pasi kompania tjetër “TETRA SOLUTIONS” nuk ka bërë ofertë.
Por kjo është një dukuri e përsëritur në tenderat e AKSHI-t, pasi në shtator të 2015 “Intech+” së bashku me “FASTECH” shpk fiton tenderin “Dixhitalizimi i Sistemit të Shërbimit të Provës” duke u skualifikuar kompanitë e tjera. Nga gara u skualifikuan “Advanced Business Solutions”, “Communication Progres” dhe “Intracom Telecom Albania”, pasi çuditërisht nuk kanë bërë ofertë ekonomike për të fituar kontratën.
Megjithatë përveç rrugës së hapur për të fituar tendera pa garë, kjo kompani nuk ka deklaruar bilancet financiare të viteve të fundit në Qendrën Kombëtare të Biznesit, sa ka fituar dhe sa ka xhiruar nga fondet publike që ka marrë.
Deklarimi i bilanceve në Qendrën Kombëtarë të Biznesit është detyrim ligjor, por kjo kompani vazhdon e pashqetësuar dhe ndaj saj nuk është marrë asnjë masë administrative nga QKB-ja.
Jehona ballkanikee tenderit 20 milionë euro
Në tetor të 2018, AKSHI do të shpallte fituesit e një megatenderi më vlerë 22 milionë dollarë, konsorciumin e kompanive “Jehona Softëare” , “Datech” dhe kompania e huaj ” NEOS d.o.o.”.
Në garë mori pjesë kompania “BNT Electronics” në pronësi të Leondar Terpos dhe Jovan Bojdanit, si dhe kompania “B360” e Armand Frangut.
Kjo e fundit nuk bëri ofertë ekonomike si zakonisht dhe në Agjencinë e Prokurimeve Publike deklarohet se e vetmja kompani e kualifikuar janë konsorciumi fitues.
Kompania “Jehona Softëare” ka qënë në pronësi të Klodian Zyberit, kompania “Datech” në emër të Lulëzim Bashës, Arben Islamit dhe Elton Thanasit dhe kompania kroate “Neos d.o.o”.
Afera më e madhe me këtë prokurim vjen disa ditë pas lidhje së kontratës, ku në 27 dhjetor 2018 Klodian Zyberi ka shitur aksionet e kompanisë, pasi ka fituar njëtender me vlerë 22 milionë dollarë tek kompania kroate “Primus Adriatica D.o.o”, në pronësi të shtetasit kroat Hrvoje Cabrajic. Kjoe fundit është krijuar në Qershor 2018 në Zagreb, disa muaj para se të fillonte garë për tenderin stratosferik.
Por kush është biznesmeni kroat dhe çfarë e lidh me Shqipërinë?
Gjatë një konferencë për media të zhvilluar me Komisionerin e Zgjerimit të Bashkimit Europian, Johannes Hahn në kryeqytet, në 2017 kryeministri Rama do t’iu përgjigjej gazetarëve kroatë nëse ai po merrte shërbime nga konsulenca e Milanoviç.
“Kroacia është një vend i shkëlqyer që është një shembull në rajon. Zoran (Milanoviç) është një mik i shkëlqyer dhe këshillat e tij janë gjithmonë të mirëseardhura. Dua të them që ai është aq i mirë me mua dhe se këshillat e tij janë të dobishme”, do deklaronte kryeministri Rama për gazetarët.
Ky i fundit ka patur dhe ka marrëdhënie shumë të mira me kryeministrin Edi Rama, për të cilin ky I fundit i ka shprehur konsideratën më të lartë.
Por vitin e kaluar, në median kroate “Imperijal” zbulohet se Hrvoje Cabrajic, është bashkëshorti i Martina Ciglević, ndihmës këshilltare e Presidentit Zoran Milanović për ekonominë.Megjithatë AKSHI vazhdon të ketë probleme serioze me monitorimin dhe zbatimin e marrëveshjeve , e cila ka zbuluar se AKSHI vepron në mënyrë kaotike.
“Nuk është dokumentuar asnjë agjendë periodike kontrollesh e dokumentuar nga AKSHI me secilin subjekt që disponon një marrëveshje dhe asnjë dokumentim nëse janë realizuar kontrollet, ashtu sikurse citohet në marrëveshje, të cilat janë përmendur më sipër”, shkruhet në raportin e KLSH, të publikuar së fundmi.
Raporti i KLSH-së ka zbuluar probleme të shumta nga AKSHI, por në asnjë moment nuk ka bërë vërejtje për drejtuesen e institucionit, por ka kërkuar vërejtje dhe largime nga puna për punonjësit që punojnë tek AKSHI.
Prej 10 vitesh, Mirlinda Karçanaj udhëheq Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, para se të vinte nga Kanadaja në 2007 për të punuar në Bashkinë e Tiranës, me kryeministrin aktual Edi Rama.
Skandali me të dhënat dhe sulmin kibernetik nuk ka ndryshuar asgjë tek AKSHI, i cili vazhdon të shpërndajë fonde publike tek të njëjtat kompani me ose pa garë.
Para disa muajsh, eksperti i IT-së, Gentian Progni dorëzoi në SPAK një padi për AKSHI-n, por SPAK-u shpalli moskompetencën duke ia kaluar dosjen Prokurorisë së Tiranës, e cila e ka akoma nën hetim çështjen pa patur asnjë përgjegjës.