Natasha Qirko i është drejtuar emisionit “Arbitrazh” duke denoncuar një firmë që po kryen punimet për ngritjen e një hoteli në Dhërmi.
Si rezultat i punimeve që po vijon të kryhen qytetarja shprehet se e ka të pamundur të futet në pronën e saj, pasi i është ndërprerë rruga.
“Nëna ime ka një tokë të trashëguar në Dhërmi, në pronën e nenës time është prerë rruga dhe ne nuk kemi rrugë për të kaluar e vajtur në pronën tonë. Jemi ankuar në Bashki, polici, IKMT, Urbanistik e gjithë institucionet e nuk më kanë kthyer asnjë përgjigje. Rruga ka qenë shekullore, dhe me sa di unë rruga nuk prishet në cilëndo rrethana. Nuk kam nga kalojë, nga gërmimet që janë kryer.
Makina para futej deri në derë të shtëpisë, tani nuk e fus dot. Përreth sipërfaqes që unë jetoj, kanë hedhur inertet, që rrezikon të rrokullisen e të më bien mbi shtëpi. Këto punime dhe këto inerte I ka hedhur ‘Queen Vaselika’ me pronarë Ilir Brokaj. Tani unë ku të iki, ku të mbytem nuk kam si hy në pronën time”, ka thënë ajo rreth këtij shqetësimi për ‘Arbitrazh’.
I pyetur nga ‘Arbitrazh’, pronari ka prantuar që i ka bllokuar rrugë, teksa e ka zvarrtur përgjegjësinë tek institucione të tjera.
Biseda: Pronari dhe gazetari i Arbitrazh
Pronari – Ajo plaka ka nisur para dy vjetësh një ndërtim pa leje, kabinat e drurit. Dhe i them unë, Natasha mos bëj ndërtim se je në tokë të botës e do të prishen. Këtu përpara do të ndërtohet një hotel, ta dish, këtë po të them sot. Nuk dëgjoj, i bëri kabinat. Përfundimisht tani që u hap ai sheshi që ajo pretendon që është prerë fondi pyjor aty e janë prerë pisha e pemë, të gjitha ato që thotë janë gënjeshtra se aty nuk ka pasur kurrë pisha e pemë që thotë ajo.
Arbitrazh – Rrugë ka pasur?
Pronari – Rrugë nuk ka pasur kurrë. Duke ju bërë dëm asaj se nuk ngjitet dot tek prona e saj, më pruri policin, më dërgoj në prokurori, vajti në Bashki. Prokuroria ja ka kthyer përgjigjen. I tha që zonjë ai është me leje ndërtimi është në tokën e tij është në punën e tij dhe në hallin e tij. I kam bërë kërkesë Bashkisë nuk ka fond pyjor të prerë, i kam bërë kërkesë Bashkisë ka pasur rrugë apo jo aty, nuk ka rrugë. Kështu që ti e tha e ke të kotë këtë denoncim që do të bësh.
Arbitrazh – Unë dua lejen e ndërtimit dhe certifikatën e pronësisë.
Pronari – Po si mundet të bësh ndërtim aty pa leje të Edi Ramës. Të shikosh aty firmën e Edi Ramës është një metër sa unë në këmbë.
Arbitrazh – Unë dua thjeshtë lejen e ndërtimit dhe certifikatën e pronësis të sipërfaqes. Pastaj të tjerat ti zgjidhë Bashkia, se Bashkia duhet t’u kishte zgjidhur situatën më përpara.
Pronari – Bashkia nuk dinë fare që ajo ka bërë ndërtim pa leje dhe nuk ka bërë kërkesë për rrugë. Se çfarë kërkon nga Bashkia, çfarë mundet të jap Bashkia.
Arbitrazh – Bashkisë i kam dërguar…
Pronari –Asaj ja ka kthyer përgjigjen. Po kërkon një gjë që nuk është e saja, pa dakord jam unë. I kam të gjitha me letra, me leje zhvillimi, me leje ndërtimi me hipotekë. Unë po ti nis.