Ka nisur me debate seanca e posacme e Kuvendit ku pritet të vendoset në lidhje me imunitetin e Arben Ahmetaj, pasi SPAK ka kërkuar arrestimin e tij.
Ish kryeministri Sali Berisha tha se teksa Ahmetaj mungon në seancë, duhet të përgjigjet Edi Rama të gjitha pyetjeve të opozitës.
Por teksa Berisha mori fjalën, kryeministri Edi Rama i pranishëm në seanca u largua nga salla.
Berisha: Në mungesë për shkak të arratisë së zëvendëskryeministrit, i cili duhet të ishte në këtë sallë për t’u përgjigjur pyetjeve, në respekt të parlamentit, në respekt të drejtësisë, në respekt të qytetarëve shqiptarë, unë propozoj që të gjitha pyetjeve t’u përgjigjet bosi i tij, Edi Rama.
Nikolla: Mos vononi procesin, nuk ka debate