Harry Maguire nuk do të jetë zyrtarisht kapiten i Manchester United dhe këtë lajm e ka konfirmuar vetë ai.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, mbrojtësi anglez zbuloi se Erik ten Hag e ka informuar atë se nuk do të jetë lider i skuadrës për edicionin e ri.
“Pas diskutimeve me trajnerin, sot ai më ka informuar se do të ndryshojë kapitenin. Ai më përshkroi arsyet e tij dhe ndërsa unë personalisht jam jashtëzakonisht i zhgënjyer, do të vazhdoj të jap gjithçka sa herë që vesh fanellën”, thuhet në postimin e Maguires.
“Kështu që doja të them një falënderim masiv për tifozët e Manchester United për të gjithë mbështetjen e tyre të shkëlqyer gjatë kohës që mbaja shiritin në krah”.
“Që nga dita kur mora rolin, tre vjet e gjysmë më parë, ka qenë një privilegj i madh të drejtoja Manchester United dhe një nga momentet më krenare të karrierës sime deri më sot. Është një nga nderimet më të mëdha në futbollin e klubeve”.
“Unë kam bërë gjithçka që kam mundur për të ndihmuar Unitedin të jetë i suksesshëm – brenda dhe jashtë fushës. Do t’i jem gjithmonë mirënjohës Ole Gunnar Solskjaer që fillimisht më dha përgjegjësinë dhe i uroj kujtdo që ta marrë atë tani çdo sukses dhe ata do të kenë mbështetjen time të plotë”, përfundon shkrimi i anglezit.
Maguire pritet të largohet nga Manchester United në ditët e ardhshme, derisa West Ham United thuhet se është klubi i vetëm në garë për të.