Një 48-vjeçar me inicialet M.H ka humbur jetën sapo ka rënë në kontakt me ujin në anë të detit në Golem.
Megjithëse i është dhënë ndihma e parë nga familjarët e tij dhe nga roja i plazhit dhe më pas nga stafi mjekësor, 48-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
Stafi mjekësor dyshon se humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.
Njoftimi i Policisë: Golem, Kavajë.
Në Golem, shtetasi M. H., 48 vjeç, banues në Durrës, sapo ka rënë në kontakt me ujin në anë të detit, ka shfaqur probleme shëndetësore, dyshohet arrest kardiak.
Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga familjarët e tij dhe nga roja i plazhit dhe më pas nga stafi mjekësor, por shtetasi M.H, humbi jetën.
Stafi mjeksor i ndodhur në vendngjarje paraprakisht dyshon se 48 vjeçari ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.