Maxi Lopez dhe Mauro Icardi bashkojnë forcat për të mirën e Wanda Nara, e cila është në pritje të testeve të mëtejshme për gjendjen e saj shëndetësore, teksa ka dyshime të forta se ajo vuan nga leuçemia. “Max do të jetojë në të njëjtën lagje për të qenë më afër.
Të gjithë po përpiqen të sigurohen që fëmijët të jenë sa më të qetë”, – shpjeguan në programin televiziv argjentinas “Socios del Espectáculo”. Ish-futbollisti, burri i parë i Wanda Narës, me të cilën ka tre fëmijë, së fundi është bërë edhe baba i një vajze të vogël me partneren e re.
Ai pritet të qëndrojë për dy javë pranë ish-bashkëshortes së sëmurë. Mirëpo, nuk ka munguar fërkimi me ish-mikun e tij, Maurito, i cili dikur i rrëmbeu gruan… “Orët e para ishin të vështira. Maxi takonte fëmijët te dera.
I shoqëronte për të luajtur futboll dhe më pas fëmijët vendosnin të qëndronin me nënën e tyre Wanda Nara në shtëpinë e familjes. Max frekuenton të njëjtën lagje për të qenë më afër me fëmijët. Është e qartë se Mauro dhe Maxi nuk kanë asnjë lloj lidhjeje. Nga ana e Maxi nuk ka shumë simpati për Maurito”, – tha gazetari Rodrigo Lussich.