4 apartamente, një ndërtesë në zonën e Ujit të Ftohtë, dhe një dyqan në pronësi të Viktor Shorajt dhe të afërmve të tij i kanë kaluar shtetit.
Gjykata e Posaçme ka miratuar konfiskimin e tyre, pas kërkesës së bërë nga ana e SPAK, pasi pasuritë dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale.
Viktor Shorja rezulton se është person i dënuar me vendim të formës së prerë nga ana e autoriteteve italianë të drejtësisë, (Gjykata e Venecias; Gjykata e Ankonës; Gjykata e Apelit Romë; etj), për veprat penale të “Mbajtje e paligjshme e lëndëve narkotike”; “Shtrëngim për dhënie pasurie”; “Mbajtja pa leje e armëve”; “Transport dhe mbajtje e lëndëve narkotike në bashkëpunim”. Dënimet ai i ka kryer përgjatë viteve 2000-2007 në shtetin Italian.
NJOFTIMI I SPAK:
Në zbatim të Aktit Normativ Nr. 1, datë 31.01.2020, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin e datës 20.07.2023, ka vendosur pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme duke konfiskuar dhe kaluar në favor të shtetit ndërmjet të tjerave të pasurive të subjektit Viktor Shoraj dhe personave të lidhur me të si më poshtë:
Apartament Nr. 7/3 (2+1), me sip. 109,03 m2, i cili ndodhet në Tiranë, në pronësi të shtetases M. Mana.
Apartament me Nr. 6/1 (2+1, me sip ndertimi 110,36m2, i cili ndodhet në Tiranë, në pronësi të shtetases M. Mana.
Njësia dyqan me sip ndërtimi 122m2 dhe 2(dy) poste parkimesh i cili ndodhet në Tiranë, në pronësi të shtetases M. Mana.
Apartament me sip 52,27 m2, në Orikum Vlorë, në pronësi të shtetasit N. Toro.
Apartament me me sip. 54.50 m2, në Orikum Vlorë, në pronësi të shtetasit Naim Toro.
Pasurinë e llojit “ndërtesë”, me sip. 134 m2, Lagja “Uji i Ftohtë”, Bashkia Vlorë, në pronësi të shtetasit N. Toro.