Ka nisur në Partinë Demokratike zyrtare mbledhja e Komisionit Zgjedhor për përgatitjen për zgjedhjet e 29 korrikut, ku garon Lulzim Basha përballë Gjergj Hanit.
Mbledhja është thirrut kryesisht për listat e anëtarësisë që do të votojnë, e cila është tkurrur në këto zgjedhje.
Lista do të jetë me rreth 25 mijë anëtarë nga 75 mijë që ka qenë në zgjedhjet e fundit për kryetar në 13 qershor të 2021.
Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana, u pyet nga gazetarët se si është bërë verifikimi i anëtarësisë.
“Në të gjitha rastet degët e PD-së kanë sjellë verifikimin e listave të anëtarësisë. Nuk i kemi bërë ne në Tiranë. Sigurisht ka pasur grupe pune dhe të kryesisë. Në asnjë rast nuk ka pasur që organizohen zgjedhje në parti dhe të mos ngrihen grupe pune me anëtarë të kryesisë qendrore të PD-së, deputetë. Ata që kanë pranuar të shkojnë”, thotë Gjanaj.
“PD ka patur në dijeninë time, dikur edhe 120 dhe 12000 anëtarë. Ka patur një listë me 75 mijë anëtarë në 2021 nga të cilët të gatshëm për t’u bërë pjesë 40 mijë anëtarë. S’ka kushtëzim statutor që të bëjë llogaritë. Sot, lista zyrtare që do të dërgohet është 25 mijë. Analizat e tjera keni të drejtë t’i bëni po… Këto teori me teza shumicash dhe pakicash nuk i shërbejnë askujt dhe asgjëje. Kaq është numri i anëtarëve të cilët janë verifikuar.”- tha ai.
Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme ka pasur disa zhvillime në radhët e PD-së, me një pjesë të deputetëve që kërkuan ndërprerjen e këtyre zgjedhjeve, dhe pjesën tjetër pro Bashës që i hoqi Gazment Bardhit në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të drejtën e vulës.