Pas zjarrit të madh që perfshiu zonën e Krapsit në Fier mesditën e sotme, në terren zbriti edhe drejtori i Emergjencave Civile Haki Cako, i shoqëruar nga prefekti i Qarkut Lafter Shehaj.
Në një prononcim për mediat Cako pohoi se situata e zjarreve është një emergjence kombëtare ndërkohë që të gjitha strukturat janë ne gatishmeri të plotë teksa ka theksuar se fatmiresisht nuk ka patur deme ne njerez.
Per prefektin Shehaj dita e sotme ka qenë edhe me kritike nga ditët e mëparshme pasi zjarri iu është afruar edhe banesave teksa ka pohuar se zjarri eshte shtrire ne nje siperfaqe te gjere duke sjelle nje dem te konsiderueshem.
Aktualisht në terren ndodhen 8 mjete zjarrfikëse dhe forca te ushtrisë, të cilat po perpiqen te mbajne nen kontroll vatrat e vigla aktive pas nderhyrjes nga ajri.