Shqetësimi i banorëve të fshatit Kërçisht të Sipërm në Maqellarë të Dibrës vazhdon të jetë ekzistent. Lufta e tyre për të mbrojtur burimet ujore të fshatit nuk po merr fund.
Sërish ditën e sotme, ata kanë dalë të protestojnë për këtë çështje, për të cilën kanë muaj që janë duke bërë përpjekje për t’u dëgjuar.
Banorët kundërshtojnë marrjen e këtyre burimeve nga Bashkia Dibër e cila ka planifikuar ndërtimin e një ujësjellësi për Maqellarën.
Pa përjashtim moshash, në protestë kanë dalë edhe të moshuar së bashku me fëmijë.
Banorët: Nuk i lejojmë të marrin ujin te ne, se me atë ujë vadisim e me atë mbahemi. Nuk ka shanse të na marrin ujin. Kush vjen të marrë ujin një më një do vritemi me atë që kërkon të na marrë ujin.
Të revoltuar, ata shprehen se me çdo kusht do ta mbrojnë ujin e fshatit dhe për këtë arsye u kanë kërkuar punonjësve të policisë dhe drejtuesve të fadromave që të largohen.
Kjo është e disata protestë që zhvillojnë banorët e fshatit Kërçisht i Sipërm në Maqellarë të Dibrës. Fshati është përzgjedhur nga qeveria si një nga 100 fshatrat turistik, ndaj dhe banorët kërkojnë investime për zhvillimin e turizmit e jo t’ju merret uji.
Në këtë protestë, një prej banoreve, i ka rënë të fikët dhe nga pamjet shihet se si të tjerët mblidhen për ta ndihmuar.
Gjendja e tyre psikologjike, nuk duket e qetë dhe së bashku me të rriturit, shihen dhe fëmijët të cilët shprehin një revoltë të madhe.
Discussion about this post