Shoferi i një fuoristradë shpëtoi i padëmtuar pasi makina e tij u rrëzua nga një urë që u shemb për shkak të shiut të rrëmbyeshëm në Kinën veriore.
Pamjet e kameras Dashcam të marra në qytetin Harbin, provincën Heilongjiang, treguan mjetin duke u zhytur në ujërat poshtë urës.
Sipas raportimeve dy automjete kanë rënë nga ura.
Më pas u vendosën masa emergjente dhe që atëherë ajo pjesë e rrugës është bllokuar. Nuk raportohet për të lënduar.
Kina është goditur nga reshje rekord në javët e fundit.