Gjykata e Janinës ka refuzuar kërkesën e shtetit shqiptarë për ekstradimin e Lert Haxhiut drejt Shqiperisë. Gjykata e vendit fqinj e ka lënë në burg haxhiun vetëm dhe do gjykohet atje vetëm për akuzën e largimit nga vendi i aksidentit dhe atë prishjes së qetësisë publike.
Në seancë avokati mbrojtës Detar Hysi ka kërkuar mospranimin e ekstradimit të klientit të tij, pasi në Shqipëri atij i rrezikohet jeta. Kërkesa e tij është pranuar nga gjykata e janinës duke rrëzuar kështu kërkesën e autoriteteve shqiptare, për ekstradimin e një prej personazheve me të kërkuar për drejtësinë. 31-vjeçari u arrestua më 24 maj në Janinë, pas 8 vitesh në kërkim.
I riu është i dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale. Në momentin e arrestimit, Haxhiu kishte një leje qëndrimi greke me identitetin Mikis Askalidis 32 vjeç, lindur në Gjeorgji. Ai është i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje, me 18 vjet burgim, për “Vrasje në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Nga gjykata e Lushnjes ai u dënua për plagosjen e Sajmo Xhelilit dhe Xhulio Shkurtit në 25 Shtator të 2016-ës. Gjatë kohës që ishte në arrati 31 vjeçari tentoi të ekzekutonte për të dytën herë nipin e Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjes. Në atë ngjarje u vranë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi ndërkohë që shpëtoi objektivi i atentatit Xhulio Shkurti.
Ngjarja ndodhi në Shtator të 2017-ës. Për “Masakrën e Lushnjes” Laert Haxhiu është duke u gjykuar proces gjyqësor në Gjykatën e Posaçme. Për këtë ngjarje janë dënuar me burgim të përjetshëm shoku i tij Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi.