Luis Enrique kishte premtuar se nuk do të bënte lëshime dhe kështu ka ndodhur. Mbappe dhe Neymar janë përjashtuar nga lista e të grumbulluarve të PSG për ndeshjen e parë të kampionatit që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Parkun e Princave kundër Lorient.
Dy yjet janë mungesat më të rëndësishme, por lista e lojtarëve të kënë në shtëpi nga trajneri është shumë e gjatë dhe përfshin edhe emra të tjerë me peshë si Marco Verrati, i lënë në shtëpi bashkë me grupin e të padëshiruarve të tjerë që stërviten prej kohësh të veçuar.
Në konferencë për shtyp, trajneri spanjoll ka qenë shumë i qartë: “Fjalët e mia thonë shumë gjëra, por veprimet e mia do të thonë akoma më shumë”.
Një deklaratë e respektuar duke parë se parisienët do ta nisin sezonin pa yjet që deri këtu kanë krijuar më shumë probleme për sa i takon merkatos.
Nëse për Mbappe ndoshta pritej një qëndrim i tillë, për shkak të dëshirës së tij për të shkuar te Real Madrid me kosto zero në sezonin e ardhshëm, përjashtimi i Neymar dhe Verratti është potthhuajsje i papritur.
Të dy janë gati të largohen nga PSG në këtë merkato të verës, por gjatë javës janë stërvitur normalisht me pjesën tjetër të grupit për të qenë gati për ndeshjen e parë të kampionatit të paktën në stol.
Sipas frarncezëve, përjashtimi i italianit ka ardhur për shkak të një gjendje gripale që e ka detyruar të punojë vetëm në palestër, një version i konfirmuar edhe nga lojtari.
Drejtimi i marrë nga PSG duket shumë i qartë: kush ka shprehur dyshime mbi projektin e klubit nuk do të jetë më pjesë e tij, pavarësisht nga emri që ka. Për Luis Enrique askush nuk është më i rëndësishëm se skuadra dhe grushti i hekurt i përdorur para debutimit në Ligue 1 është një tregues i qartë.