Një mjet është përfshirë nga flakët rreth mesnatës, në rrugën kryesore midis gjykatës dhe spitalit në Korçë. Nuk dihen rrethanat por mjeti përfundoi pranë një kantine (mjet) dhe u dogj bashkë me të.
Zjarrfikësit mbrritën më vendngjarje dhe policia po bën hetimet për zbardhjen e saj. Dyshohet që djegia e mjetit ka ardhur si pasojë e përplasjes. Mjeti drejtohej nga një vajzë e cila është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 12.08.2023, rreth orës 23:25, në lagjen nr. 4, Korçë, shtetasja M. Ç., duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me automjetin kantinë tip “Benz”, të parkuar në rrugë. Si pasojë e përplasjes, të dyja automjetet kanë marrë zjarr. Shërbimet e zjarrfikëses në vendngjarje, bënë të mundur shuarjen e zjarrit.
Drejtuesja e automjetit shtetasja M. Ç., u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.