Zona e Golemit në njësinë Rrethina të Bashkisë Shkodër ndodhet “e rrethuar” nga mbeturinat.
Edhe pse bashkia promovon pastrimin e territorit si një nga punët kryesore të saj, banorët denoncojnë në Fax News se mbeturinat nuk janë pastruar prej 10 ditësh.
Ata thonë se nuk interesohet askush në këtë të nxehtë, teksa vuajnë edhe problematikën e amortizimit të rrugës dhe mungesën e ujit të pijshëm…
Janë 300 familje që përballen me këto problematika dhe kërkojnë ndërhyrjen e pushtetit lokal.
Banorët: “Mbeturina janë 10 ditë që nuk janë pastruar fare… As nuk vjen kush nga ata…
Jena 300 shtëpi që na ka blloku rruga, nuk i bjen kush prapa, as shtet as qeveri, as send kush në botë.Rruga ka 20 vjet që është blloku, është me letra me të gjitha dhe askush nuk e hap rrugën. Jemi 300 shtëpi me dy kosha mbeturine. Sbën vaki 300 shtëpi me dy kosha mbeturina, ku shkojnë mbeturinat. Ju po e shihni vetë se mbeturinat në mes të rrugës nuk kemi ku shkojmë në shtëpinë tonë. 10 ditë që nuk janë pastruar fare, ju po i shihni vetë se si janë. Apeli im me na pastru mbeturinat edhe me hap rrugë. Me na sjell ujë. Në Golem nuk ka ujë të pijshëm. E sigurojmë me uji pusi, është uji i pa pijshëm, jemi të detyrum me e pi.
Kjo është situata në Komunën Rrethina në fshatin Golem. 10 ditë pa asnjë lloj pastrimi pa asnjë lloj dizefenktimi. Të vijnë të na pastrojnë mbeturinat ose t’i marrin kazanat t’i çojnë diku tjetër.”