Shefi i Wagner Yevgeny Prigozhin u vra në një aksident avioni në Rusi, së bashku me nëntë të tjerë në bord, sipas një raporti të BBC.
Dhjetë persona humbën jetën kur një avion privat u rrëzua në rajonin Tver të Rusisë, në veri të Moskës, njoftoi sot agjencia ruse e lajmeve TASS, duke cituar Ministrinë e Situatave të Emergjencave.
Avioni Embraer, i cili ishte nisur nga Moska për në Shën Petersburg, kishte në bord shtatë pasagjerë dhe një ekuipazh prej tre personash.
Sipas informacioneve fillestare, të gjithë ata që ndodheshin në bord janë të vdekur, njoftoi Ministria ruse e Emergjencave në Telegram.
Autoriteti i Aviacionit Civil Rus njoftoi se emri i Yevgeny Prigozhin, kreut të kompanisë mercenare Wagner, ishte në listën e pasagjerëve.
Kujtojmë se Prigozhin udhëhoqi një rebelim jetëshkurtër kundër ushtrisë dhe qeverisë ruse në qershor, por që përfundoi kur presidenti bjellorus Alexander Lukashenko ndërhyri për të ndërmjetësuar një marrëveshje.