Një i ri 23 vjeçar është arrestuar në qytetin e Peshkopisë pasi iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis sativa. K.N., dyshohej nga policia se shiste lëndë narkotike në Peshkopi.
Falë informacioneve të marra shërbimet e policisë e kapën në flagrancë 23 vjeçarin. Gjatë kontrollit fizik iu gjet sasia e lëndës narkotike, e ndarë në doza gati për shitje.
Njoftimi i Policisë:
Dibër/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.
Shiste doza canabisi, në qytetin e Peshkopisë, kapet në flagrancë dhe arrestohet 23-vjeçari.
Sekuestrohet një sasi lënde narkotike canabis sativa, e ndarë në disa doza gati për shitje.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin dhe goditjet e njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast.
Falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin K.N., 23 vjeç, banues në Peshkopi.
Gjatë kontrollit fizik, 23-vjeçarit, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike canabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.