Këshilli Bashkiak I Vlorës zgjat kontratën për administrimin e Klubit të Flamurtarit. Pas 9 vitesh në administrim, është po Sinan Idrizi ai i cili do vazhdojë të jetë në krye të Klubit.
Kjo pikë ka ngjallur diskutime në Këshill mes këshilltarëve të Koalicionit Bashkë Fitojmë dhe kryetarit të Bashkisë Ermal Dredha. Këshilltari Atrid Hoxha ka shpjeguar se Klubi i Flamurtarit vetëm nën administrimin e Sinan Idrizit i ka Tatimeve 2.2 milionë dollarë borxhe.
Ndaj ka shtuar Hoxha duket e pakuptimtë zgjatja e kontratës teksa Flamurtari ka rënë në rezultate duke kaluar nga kategoria superiore në kategorinë e dytë plus borxhet e majme që janë shtuar.
E megjithatë kanë mjaftuar votat e këshilltarëve të majtë për tia lënë Klubin shumësportësh sërish në menaxhim Sinan Idrizit.
Discussion about this post