Kuvendi Kombëtar i 2 shtatorit bëri ndryshime në Partinë Demokratike, ndër to dhe zëvendësimin e Gazment Bardhit si Kryetar i Grupit Parlamentar me kreun e PD-së Lulzim Basha. Menjëherë, Bardhi thirri në një takim në datën 5 shtator deputetët e opozitës.
Në takim konfirmohet se do të marrin pjesë 40 deputetë nga lista e koalicionit opozitar të 25 prillit 2021.
Do të jenë në mbledhje: 1. Gazment Bardhi 2. Ervin Salianji 3. Ferdinand Xhaferraj (E konsideron aktivitet opozitar) 4. Agron Gjekmarkaj 5. Sali Berisha 6. Flamur Noka 7. Edi Paloka 8. Albana Vokshi 9. Luan Baci 10. Oerd Bylykbashi 11. Tomorr Alizoti 12. Tritan Shehu 13. Edmond Sapho 14. Elda Hoti 15. Asllan Dogjani 16. Sorina Koti 17. Lindita Metaliaj 18. Greta Bardeli 19. Kasem Mahmutaj 20. Ina Zhupa 21. Kastriot Piroli 22. Isuf Celaj 23. Ludovik Hasani 24. Bujar Leskaj 25. Saimir Korreshi 26. Dhurata Cupi 27. Jorida Tabaku 28. Xhelal Mziu 29. Dashnor Sula 30. Lefter Geshtenja 31. Qani Xhafa 32. Zheni Gjergji 33. Bledion Nallbati 34. Flamur Hoxha 35. Helidon Bushati 36. Dashamir Shehi 37. Fatmir Mediu 38. Agron Duka 39. Vangjel Dule 40. Ramdan Likaj
Do të mungojnë në mbledhje deputetët të cilët janë në krah të Lulzim Bashës: 1. Lulzim Basha 2. Oriola Pampuri 3. Andia Ulliri 4. Merita Bakiu 5. Kreshnik Collaku 6. Flutura Acka 7. Enkelejd Alibeaj 8. Eralda Bano 9. Arbi Agalliu 10. Selaudin Jakupllari
Këta janë deputetët të cilët nuk janë përgjigjur: 1. Oriela Nebiaj 2. Agron Shehaj 3. Emilja Koliqi 4. Mesila Doda 5. Shpetim Idrizi 6. Nustret Avdullai 7. Gezim Ademi
Sakaq do të mungojë për shkaqe personale Ilda Dhori.
Sipas deklaratës së tij, ky është një veprim për të mbajtur opozitën të fortë dhe të unifikuar përball atij që e quan “regjimi i Edi Ramës”.
Bardhi duke e cilësuar veten ende si Kryetar i Grupit Parlamentar, tregon se lufta e Brendshme në PD e ka dobësuar opozitën duke i dhënë avantazhe Kryeministrin Rama.
DEKLARATA E PLOTË E GAZMENT BARDHIT: Gjatë gjithë kësaj kohe dhe veçanërisht në këtë periudhë të thellimit të keqqeverisjes, kam analizuar me përgjegjësi maksimale situatën në vend dhe nevojën që ka Shqipëria për një opozitë të fortë, të unifikuar dhe plotësisht funksionale.
Opozita shqiptare ka përballë një qeverisje të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar, që ka minuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, përmes metodave të kundërligjshme. Për këtë shkak, interesi publik dhe mbrojtja e interesit të qytetarëve, kërkon që çdo opozitar të përqëndrojë energjitë e tij vetëm në përballjen me regjimin e Edi Ramës.
Për fat të keq, kjo nuk ka ndodhur në këto 2 vitet e fundit. Lufta e brendshme në Partinë Demokratike e ka dobësuar opozitën dhe shpesh e ka shfokusuar nga misioni i saj, duke i krijuar një komoditet të pashoq e tërësisht të pamerituar Edi Ramës në mandatin e tij të 3 radhazi, ku sundon keqqeverisja, arroganca dhe korrupsioni. Kjo situatë dikton nevojën që, në mënyrë urgjente, secili prej nesh, deputetëve të opozitës, të tejkalojë vetveten për të ofruar dhe për të gjetur zgjidhje në interes të përbashkët të të gjithë opozitarëve dhe çdo qytetari që kërkon ndryshimin e qeverisjes.
Ndasitë në mendime dhe qëndrime për çështje të ndryshme brenda Partisë Demokratike nuk duhet të na shfokusojnë nga përgjegjësia që kemi ndaj vendit dhe qytetarëve. Kam bindjen e plotë se çështjet që na bëjnë bashkë janë më shumë se çështjet që na ndajnë.
Duke ruajtur dhe respektuar qëndrimin apo mendimet individuale të çdo deputeti për zhvillimet apo debatin e brendshëm në Partinë Demokratike dhe në kampin opozitar, ndaj bindjen me shumicën e kolegëve që kjo nuk duhet të na pengojë për t’u bashkuar dhe për të unifikuar qëndrimin dhe aksionin opozitar kundër keqqeverisjes së Edi Ramës.
Për këtë arsye, në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, në nisje të këtij sesioni parlamentar, do të ndërmarr nismën për thirrjen ditën e martë, datë 5 Shtator 2023, të një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve të koalicionit “PD-AN”, pa asnjë përjashtim. Duke besuar se shqetësimi për nevojën urgjente të unifikimit të opozitës bashkëndahet nga çdo deputet që ndien përgjegjësinë për një përballje të unifikuar kundër Edi Ramës, mirëpres pranimin e kësaj thirrje të sinqertë, me qëllimin e mirë të përcaktimit të axhendës dhe strategjisë së përbashkët të të gjithë PD dhe të gjithë opozitës parlamentare.