02:38 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Përplasja për kreun e grupit të PD fut në ngërç juridik Kuvendin

17:05 | 04/09/2023
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përplasja për kreun e grupit të PD fut në ngërç juridik Kuvendin

Kuvendi i Shqipërisë nisi të hënën sesionin e ri parlamentar me një situatë të paprecendentë juridike. Shkak u bë një shkresë e dërguar nga Lulzim Basha si kryetar i Partisë Demokratike, që emëronte veten e tij kryetar të grupit parlamentar të kësaj partie.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e lexoi atë si njoftim për seancën plenare, por pas kundërshtimit të deputetëve të opozitës dhe kryetarit aktual të grupit, Gazmend Bardhi, ajo pranoi situatën e paqartë juridike dhe e kaloi shkresën për vendimmarrje në departamentin juridik të parlamentit.

Bardhi e akuzoi Nikollën se po shkelte rregulloren dhe po provokonte opozitën, duke vendosur mazhoranca se kush do ishte kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

“Nuk ka ndodhur ndonjëherë në këtë parlament të lexohen njoftimet e partive politike,” tha Bardhi, duke shtuar se janë deputetët ata që zgjedhin kryetarin e grupit.

Kundërshtime erdhën dhe nga deputetë të tjerë të PD-së, të cilët fillimisht e pritën me ovacione njoftimin për Bashën.

Nikolla akuzoi deputetët e opozitës se po e “tërhiqnin Kuvendin në një situatë të paprecedentë”.

“Unë nuk jam këtu për të sqaruar, presupozohet se bazohet mbi rregulloren e Kuvendit,” komentoi ajo njoftimin e PD-së, por shtoi se i ka kërkuar departamentit juridik që të japë mendime mbi bazën e rregullores.

Shkresa e lexuar nga Nikolla bazohej mbi një vendim partiak të kryesisë së PD-së, e cila aktualisht është e fragmentarizuar politikisht si dhe mbi nenin 16/2 të Rregullores.

Pas seancës parlamentare, Basha tha për gazetarët se kreu i grupit parlamentar ishte ndryshuar me hyrjen në fuqi të statutit të ri të Partisë Demokratike.

“Si kryetar i PD i ngarkuar nga statuti edhe me detyrën e kryetarit të grupit, i autorizuar për t’u deleguar, kam ndërmend ta delegoj te njëri nga nënkryetarët,” tha Basha.

Në praktikën parlamentare, ndryshimet në përbërjen dhe drejtimin e grupeve parlamentare i njoftojnë vetë grupet.

Duke ndjekur këtë praktikë, grupi i Partisë Socialiste njoftoi po ashtu të hënën Kuvendin se “me dakordësinë e gjithë anëtarëve të grupit, kryetari i ri i grupit është zgjedhur Blendi Çuçi”. Në këtë rast, shkresa është firmosur nga nënkryetari i grupit, Toni Gogu.

Ndërkohë Bardhi, një ish-mbështetës i Bashës,  njoftoi një takim të deputetëve të kësaj partie të martën, ku pritet të marrë pjesë edhe ish-kryeministri Sali Berisha me deputetët mbështetës.

“Njoftimin e kanë marrë të gjithë, 59 deputetë,” tha Bardhi për BIRN, duke e cilësuar këtë mbledhje si një moment që do të unifikojë opozitën parlamentare.

Partia më e madhe e opozitës është përfshirë nga një konflik i gjatë politik për drejtimin e saj, fillimisht mes Bashës dhe Berishës, më pas dhe brenda grupimit që fillimisht mbështeti Bashën. /BRIN

Pas

“Ky është vetëm një fillim i ri”, Rama çel Asamblenë Kombëtare: Kemi 1001 arsye për të qenë krenar

Para

Rama për kundërshtarët: Mua, ju edhe këtë parti na duan të vdekur!

Para
“Fund fshatrave turistikë me shtëpi prapanicë më prapanicë”, Rama: Do ndryshohet ligji për investitorët strategjikë, synojmë turistët elitarë

Rama për kundërshtarët: Mua, ju edhe këtë parti na duan të vdekur!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Bazat bërthamore të Teheranit janë goditur thellë

Merz për sulmet në Lindjen e Mesme: Izraeli po kryen punën e ndyrë për të gjithë ne!

IDF: Sulm i ri me raketa nga Teherani

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.