19:34 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tmerr në Burrel/ E goditën me kaçavidë disa herë në trup për t’i “hequr magjinë”, 37-vjeçarja shtrohet në psikiatri! Dhunohej sistematikisht nga bashkëjetuesi (VIDEO)

12:33 | 05/09/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tmerr në Burrel/ E goditën me kaçavidë disa herë në trup për t’i “hequr magjinë”, 37-vjeçarja shtrohet në psikiatri! Dhunohej sistematikisht nga bashkëjetuesi (VIDEO)

Dario Bruçi 48 vjeç dhunonte psikologjikisht dhe fizikisht bashkëjetuesen e tij.

Detaji tronditës së bashku me dhunën e ushtruar është se 48-vjeçari pretendonte se bashkëjetuesja e tij 33-vjeçare i kishte bërë magji.

Bruçi pagoi 37-vjeçarin Kujtim Popaj banues në Kosovë për të “shëruar” bashkëjetuesen e tij.

Siç shihet në pamjet e rënda të publikuara prej policisë, “shëruesi i magjisë”, 37-vjeçari Popaj godiste në pjesë të ndryshme të trupit me kaçavidë 33-vjeçaren, e cila si pasojë e dhunës është dërguar nga familjarët e saj për trajtim mjekësor dhe në spitalin psikiatrik, Tiranë.

Gjatë kontrollit në banesë, Bruçit iu sekuestruan 380 fishek, që i posedonte pa leje.

Njoftimi i Policisë: Mat/ Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëjetueses së tij, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari.

Bashkëjetuesja si pasojë e dhunës fizike dhe psikologjike është trajtuar me mjekim në spitalin psikiatrik Tiranë.

48-vjeçari, për të justifikuar dhunën ndaj bashkëjetueses, kishte paguar një shtetas nga Kosova, për ta shëruar, pasi pretendonte se i kishin bërë magji.

Procedohet penalisht për mashtrim, 36-vjeçari, i cili vinte nga Kosova në banesën e 48-vjeçarit, për të shëruar 33- vjeçaren.

Gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan 380 copë fishekë luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas informacioneve të siguruara për një shtetas që ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe mbante armë zjarri apo municion luftarak në banesë, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së menjëherëshme është bërë parandalimi i një ngjarje të mundshme kriminale në familje.

Si rezultat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. B., 48 vjeç, banues në Burrel, ( i dënuar më parë për kanosje dhe kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë).

Nga hetimet e kryera, mbështetur dhe në inteligjencë informative ka rezultuar se 33-vjeçarja, si pasojë e dhunës është dërguar nga familjarët e saj për trajtim mjekësor dhe në spitalin psikiatrik, Tiranë.

Po në vijim te hetimeve të thelluara për këtë rast, ka rezultuar se 48-vjeçari, për të justifikuar dhunën ndaj bashkëjetueses së tij, pretendonte se 33- vjeçares i kishin bërë magji dhe kishte paguar shtetasin K.P., 37 vjeç, banues në Kosovë, i cili vinte në banesën e shtetasit D.B., për të shëruar 33- vjeçaren.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D.B., shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 380 fishek, që i posedonte pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale.

Etiketa: burrelDario BruçidhuneKujtim Popaj
Pas

Zbardhet lista e plotë, kush janë deputetët që marrin pjesë në takimin Bardhi-Berisha, 4 prej tyre online (Emrat)

Para

Bardhi mblodhi opozitën, Mediu sugjeron takim të përjavshëm: Të jemi të bashkuar!

Para
Bardhi mblodhi opozitën, Mediu sugjeron takim të përjavshëm: Të jemi të bashkuar!

Bardhi mblodhi opozitën, Mediu sugjeron takim të përjavshëm: Të jemi të bashkuar!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm polak: Gara e armatimeve do ta përshpejtonte fundin e Putinit

Pas deklaratës së Trump, Netanyahu shpreh mirënjohje për mbështetjen në gjyqin për korrupsion

Kosova dështon për herë të 37-të të konstituojë Kuvendin

Deklaratë e fortë nga Trump: Gazetarët e lajmeve të rreme të CNN dhe NYT duhet të pushohen nga puna, njerëz të këqij!

Reforma e Autonomisë Spitalore merr jetë, Ministrja Koçiu diskuton rezultatet me drejtuesit e spitaleve dhe ekipin turk mbështetës

Gruaja gjendet e vrarë në shtëpi, bashkëshorti mbytet në liqen, hetime për vrasje-vetëvrasje

Gaza merr ndihmat e para mjekësore pas dy muajsh bllokadë

Shqipëria dënon sulmin e Iranit ndaj Katarit, mbështet sovranitetin e tij

Zbulohet identiteti i të riut shqiptar të vrarë nga biznesmeni italian gjatë një grabitjeje

Pas më shumë se tre muajsh, OBSH dërgon ndihmat e para shëndetësore në Gazë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.