15:52 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Kemi misionin më të vështirë në 32 vite”, Berisha: Të shfrytëzojmë çdo hapësirë për të nxjerrë të vërtetën e këtij regjimi

12:54 | 05/09/2023
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kemi misionin më të vështirë në 32 vite”, Berisha: Të shfrytëzojmë çdo hapësirë për të nxjerrë të vërtetën e këtij regjimi

Në fjalën e tij në mbledhjen e përbashkët mes 43 deputetëve të Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se takimi i sotëm është mesazhi i duhur për të gjithë ata qytetarë që i kanë zgjedhur më 14 Maj. Kryetari i PD-së, Berisha ka shtuar se misioni i tyre është ngjallja e shpresës.

“Së pari, dua të falënderoj përzemërsisht zotin Bardhi dhe të gjithë ata të cilët mendoj se në një moment shumë të rëndësishëm të jetës politike, u angazhuan për thirrjen dhe mbajtjen e këtij takimi të shumëpritur nga populli i përçmuar opozitar.

Ju falenderoj të gjithë ju që jeni sot këtu dhe shpreh bindjen se, në kushtet në të cilat ndodhet Shqipëria, misioni i opozitës shqiptare është më i vështiri që ai ka pasur në 32 vite, por njëkohësisht ështe edhe më vendimtari. 

Ne ulemi këtu me mandat deputeti dhe jemi kaq dhe të tjerë që nuk janë këtu, por në fund të fundit, nuk duhet të harrojmë kurrë se mandat tona janë marrë në një terren në të cilin qeveria ka diktuar më të gjitha mënyrat, vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Ka krijuar një reaksion fatal në të cilin krimi shndërrohet në vota dhe vota në krim.

Ky reaksion është shndërruar në një faktor pothuajse përcaktues të spastrimit etnik të Shqipërisë sa kurrë ndonjëherë në historinë e saj. Nga ky rreth vicioz nuk ka asnjë mekanizëm tjetër dalje përveç se përgjegjësive të opozitës. 

Në rast se e sheh dhe analizon këtë rreth vicioz padiskutim që ka vend për fatalitet, por opozita nuk është ajo që mund të pranojë kurrë të bjerë në fatalitet, por është ajo që ka detyrën, ka misionin ligjor dhe moral të japë zgjidhje, të krijojë shpresën dhe të ngjallë shpresën.

Dhe unë mendoj se ky takim i ynë sot është mesazhi më i duhur që ne u dërgojmë mbi 600 mijë qytetarëve që në kushtet më të pabarabarta në 32 vite, qëndruan si idealist dhe votuan opozitën në farsën elektorale të 14 Majit”, tha Berisha, ndërsa shtoi se opozita duhet të shfrytëzojë çdo hapësirë për të nxjerrë të vërtetën e atij që ai e quan “regjim”.

“Është një mision i vështirë se Edi Rama ka krijuar mekanizmat kriminale të grabitjes së mandateve dhe është në bindjen time më të thellë se vetëm protesta e qëndrueshme popullore mund t’i japë vendin atij, por kjo nuk mund të jetë arma e vetme e opozitës. Opozita duhet të shfrytëzojë çdo hapësirë, në radhë të parë në parlament i cili drejtohet në mënyrën më stalinisite që është drejtuar në 32 vite. Ne duhet të bëjmë gjithcka për bashkërendim dhe për të shfrytëzuar çdo hapësirë për të nxjerrë në dritë të vërtetën e këtij regjimi”, vijoi Berisha.

 

Pas

Gjumi jo cilësor, faktori kryesor që i bën njerëzit të plaken më shpejt

Para

Zyrtare! Inzaghi rinovon me Interin deri në vitin 2025

Para
Zyrtare! Inzaghi rinovon me Interin deri në vitin 2025

Zyrtare! Inzaghi rinovon me Interin deri në vitin 2025

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryeministri britanik Starmer thërret mbledhje urgjente të komitetit Cobra pas tensioneve mes Iranit dhe Izraelit

Balla në Strasburg: Shqipëria synon anëtarësimin e plotë në BE brenda dekadës

Britania e Madhe evakuon familjet e diplomatëve nga Izraeli për shkak të krizës me Iranin

Izraeli sulmon objektiva në lindje të Teheranit

Skenari i sulmit amerikan ndaj Iranit: Bombat 13.6 ton do përpiqen të rrëzojnë 1 mal

Britani/ Parlamenti voton në favor të dekriminalizimit të abortit

Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-në edhe për Qarkun e Korçës: Nuk ka përsëritje të zgjedhjeve

Kupchan: Pas dështimeve globale, Trump mund t’u kthehet Kosovës dhe Serbisë

Arrestohet 27-vjeçari/ I vuri flakën shtëpisë së një gruaje prej borxheve të të birit

Konflikti Izrael-Iran, ja çfarë ka ndodhur në ditët e fundit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.