Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani merr në Berat titullin e lartë “Patron i Kalasë”, titulli i’u dorëzua nga kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo.
Vjosa Osmani: Si “Patron e Kalasë” së Beratit unë zotohem për promovimin e saj gjithandej nëpër botë. Së bashku, Kosova, Shqipëria dhe shqiptarët kudo ku ndodhen, do përpiqemi të mbajmë gjallë historinë e kësaj kalaje”
Ajo ka mbërritur në mesditë në qytetin muze të Beratit, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj dhe personalitete të larta të qeverisë së Kosovës dhe ceremonia e dhënies së titullit është zhvilluar në kupolën e Hotel Colombo në qendër të qytetit. Ka qenë kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo, ai që i ka dorëzuar presidentet së Kosovës Osmani titullin “Patron i Kalasë” së Betatit, titulli më të lartë ekzekutiv që i jepet personaliteteve të shquara, titull ky i miratuar me unanimitet nga të gjithë anëtarët e Këshillit Bashkiak Berat. Në fjalën e tij, kryebashkiaku i Beratit ka theksuar se,ne ndajmë me vëllezërit tanë kosovarê çdo arritje, çdo sukses dhe çdo gëzim. Roli i Presidentes së Kosovës-ka thënë Demo-është shumë i rëndësishëm në shumë fusha strategjike, siç është edhe turizmi. Duke konfirmuar se bashkëpunimi me Kosovën do të thellohet në shumë fusha, Demo ka pohuar se titulli “Patron i Kalasë” një titulli më i lartë që jep një bashki për personalitete të shquara, që jo thjesht vizitojnë qytetin e Beratit por që kanë dhënë edhe kontribute.
Pas marrjes së titullit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pohuar se për të është nder i madh që ndodhet në Berat për të marrë këtë titull.
“Është nder i madh që ndodhem para jush sot për të pranuar këtë titull si Patron i Kalasë së Beratit, kala që daton këtu e 2500 vjet më parë. Ky është një nder jo vetëm për mua por për të gjithë banorët e Kosovës. Nisma juaj për ruajtjen dhe promovimin e kësaj kalaje historike mbart në vete një përgjegjësi të madhe sepse përmban një angazhim për mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore. Kalatë nuk janë thjesht vetëm kala shekullore, janë kujtesa jonë kolektive pasi përgjatë historisë kalatë kanë luajtur një rol të rëndësishëm për historinë e çdo populli”-,ka thënë Osmani.
Presidentja e Kosovës,Vjosa Osmani ka bërë edhe një zotim pas marrjes së titullit. “Si Patron e Kalasë së Beratit unë zotohem për promovimin e saj gjithandej nëpër botë. Së bashku, Kosova, Shqipëria dhe shqiptarët kudo ku ndodhen, do përpiqemi të mbajmë gjallë historinë e kësaj kalaje. Kjo kala duhet të mbrohet nga çdo brez dhe qoftë simbol i unitetit mes nesh”-,ka thënë Osmani.