09:20 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Gjenden 14 emigrantë dhe një burrë i vdekur në një ishull të vogël grek

16:20 | 05/09/2023
në Bota, Flash, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjenden 14 emigrantë dhe një burrë i vdekur në një ishull të vogël grek

Roja Bregdetare e Greqisë e ka gjetur një grup prej 14 emigrantëve dhe një burrë të vdekur në bregdetin e një ishulli të vogël në lindje të Detit Egje të martën në mëngjes, njoftuan autoritetet greke.

Pesë burra, gjashtë gra dhe tre fëmijë u gjetën në ishullin e largët Farmakonisi, bashkë me trupin e një burri të vdekur. Nuk është e qartë se si ka vdekur ai.

Ky grup kishte mbërritur në ishull nga bregdeti turk përmes një barke të vogël gomone, e cila u fundos, thanë autoritetet. Nuk u raportua për të zhdukur. Emigrantët dhe burri i pajetë u dërguan në ishullin e afërt, Leros, tha Roja Bregdetare.

Numri i emigrantëve që kanë mbërritur në Greqi përmes detit është rritur së fundmi, të cilët kanë ikur nga konfliktet dhe varfëria në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi, në kërkim të një jete më të mirë në Bashkimin Evropian.

Roja Bregdetare tha më vonë se edhe tri anije të tjera me më shumë se 100 njerëz mbërritën në ishujt Lesbos, Samo dhe Chios, të cilët shtrihen afër bregdetit turk.

Një gomone me 48 persona u pa pranë bregdetit të Lesbosit nga anijet patrulluese, derisa një tjetër me 25 persona, përfshirë katër fëmijë, u gjet pranë ishullit Samos.

Anija e tretë, që po barte 33 njerëz, u gjet afër ishullit Chios. Roja Bregdetare tha se drejtuesit e anijes u përpoqën ta shmangin rojën bregdetare duke bërë manovra të rrezikshme dhe nuk iu përgjigjën sinjaleve të dritës dhe zërit.

Nuk u raportua për të lënduar dhe 32 burrat dhe një grua në bord u dërguan në një kamp emigrantësh në Chios./ REL

Pas

Kandidati i Berishës për Kukësin ‘përvesh mëngët’, shpalos planet për bashkinë

Para

Gjenerali rus rishfaqet në publik

Para
Gjenerali rus rishfaqet në publik

Gjenerali rus rishfaqet në publik

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Do të ndjekim çdo gjë që ndodh në territor përmes dronëve”- Rama: Vendosim një nivel tjetër të kontrollit përmes teknologjisë

Rama në “Sy më sy”: Tiranës i mungon drejtimi, kemi nisur një riorganizim të ri

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama i përgjigjet komentuesit

Interesat e kredisë konsumatore zbritën në 62.2% në gjysmën e parë të vitit

Hetimet për Inceneratorin, kontrolle në 14 banesa në Elbasan

Dosja “Partizani”, mbahet sot seanca e radhës për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin

Rama ndan pamjet nga gjimnazi “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan: Gati shkolla moderne për rreth 650 nxënës

Këmbimi valutor 21 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Edhe vetëm 3 tentativa të mbetura/Kosova sot seancë plenare për konstituimin e legjislaturës së re

Parashikimi i motit për sot, 21 korrik 2025

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.