Ish-trajneri i komëbtares holandeze Louis Van Gaal është rikthyer të flas për botërorin e Katarit. Argjentina dhe Leo Messi u shpallën kampion bote, dhe gjatë turneut mposhtën edhe Hollandën e drejtuar nga Van Gaal.
Ndeshja mes tyre pati shumë polemika dhe në fund Argjentina u kualifikua për në gjysmëfinale me penallti. Pas takimit Van Gaal dhe Messi patën një debat me njëri-tjetrin ku ylli argjentinas ishte shumë i irrituar ndaj teknikut holandez.
Ajo ndeshje ishte e fundit për Van Gaal nën drejtimin e kombëtares portokalli dhe e fundit në karrierën e tij të gjatë gati 30-vjeçare si trajner. I pyetur nga gazetarët holandez të kanalit NOS gjatë një ceremonie të Eredivisie, Van Gaal u shpreh:
“Kur shikon se si Argjentina veproi dhe se si ne vepruam… disa lojtarë argjentinas shkuan shumë larg dhe nuk u ndëshkuan. Prandaj them se gjithçka ishte e paramenduar.
E kam fjalën për çdo gjë.
Messi duhet ta fitonte kupën, mendoj se po.”