21:15 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

2 turistët francezë u bllokuan te “Shpella e Pëllumbasit”, Shqiponjat’, FNSH dhe RENEA i shpëtojnë pas disa orësh

10:59 | 07/09/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
2 turistët francezë u bllokuan te “Shpella e Pëllumbasit”, Shqiponjat’, FNSH dhe RENEA i shpëtojnë pas disa orësh

2 turistë francezë që ishin bllokuar te “Shpella e Pëllumbasit” janë shpëtuar nga “Shqiponjat”, FNSH dhe RENEA.

2 turistët në vendin ku kishin mbetur të bllokuar për shkak se kishin humbur orientimin dhe nuk kishin më as ujë, as ushqim. Pasi iu kanë dhënë ndihmën e parë, për shkak të terrenit te rrezikshëm, shërbimet e Policisë kanë kërkuar shërbime të specializuara për të nxjerrë turistët nga vendi ku ishin bllokuar.

Dy turistët janë dërguar në spital, për ndihmën e nevojshme mjekësore, dhe aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë, për humanizmin dhe për ndihmën që iu ofruan.

Njoftimi i policise:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, pasditen e djeshme kanë marrë njoftim se 2 turistë kishin mbetur të bllokuar në një zonë të thepisur, gjatë eksplorimit të natyrës, në vendin e quajtur “Gryka e Skoranës”, afër shpellës së Pëllumbasit. Menjëherë janë nisur në drejtim të kësaj adrese, bashkë me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë.

Pas disa orësh kërkime, para mesnatës, shërbimet e Policisë kanë gjetur 2 turistët francezë në vendin ku kishin mbetur të bllokuar për shkak se kishin humbur orientimin dhe nuk kishin më as ujë, as ushqim. Pasi iu kanë dhënë ndihmën e parë, për shkak të terrenit te rrezikshëm, shërbimet e Policisë kanë kërkuar shërbime të specializuara për të nxjerrë turistët nga vendi ku ishin bllokuar.

Në ndihmë të tyre kanë shkuar Njësia Alpine e FNSH Tiranë dhe shërbime të Repartit Special RENEA, të cilët kanë ndërhyrë për nxjerrjen e turistëve nga vendi ku kishin mbetur të bllokuar dhe së bashku me shërbimet e tjera të Policisë i kanë shoqëruar me këmbë turistët, deri në vendin ku i priste ambulanca.

Dy turistët janë dërguar në spital, për ndihmën e nevojshme mjekësore, dhe aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë, për humanizmin dhe për ndihmën që iu ofruan.

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

 

Pas

“Bashkë Fitojmë” në një tjetër betejë/ Kërkesë KQZ-së për të garuar me Emri Vatën për Bashkinë Kukës

Para

Beleri nga qelia në luftë për lirinë, depoziton 2 rekurse në Gjykatën e Lartë

Para
Apeli i GJKKO lë në burg Fredi Belerin, lirohet Pandeli Kokaveshi

Beleri nga qelia në luftë për lirinë, depoziton 2 rekurse në Gjykatën e Lartë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

Ilir Meta apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

E zbulon L’Equipe, Mbappe tërheq dy padi ndaj PSG-së

Fatkeqësia natyrore me përmbytje, rëndohet bilanci i viktimave në Teksas

Avokati Gylsen Zhllima për lirimin e Jamarbër Malltezit: Masa e sigurisë ishte për të kënaqur opinionin publik ndërsa SPAK ndihmoi Ramën për mandatin e katërt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.